Home KRYESORE Dekriminalizin apo DeISISIM?

Dekriminalizin apo DeISISIM?

Nga Ylli Dylgjeri

Dje u tha në media, se u arrit pakti mes palëve për dekriminalizimin. Negociatat së fundi po sjellin një draft përfundimtar. Ndër të tjera, në këtë pakt, më e rëndësishme konsiderohet se kush ka bërë një krim i nderpritet mandati duke filluar nga Presidenti e poshtë…Bukur. Le të rrimë këtu më mirë.

Shqetësimi im është se këto ditë vëmëndja e politikës është duke u çpërqëndruar disi. Mos po merremi mbi Presidentit e lart? Më qartë: mos po merremi me “Zotin” ISIS? Ky çpërqëndrim mbase është i paqëllimshëm. Koha dhe shifrat e emigrimit në muajte fundit kanë treguar se për vënde të vogla e të varfra si ne, edhe e keqja rri larg. Mos harrojmë se deri para pak muajve shqiptarët ja kalonin herë-herë edhe sirisë për emigracion dhe braktisjen e vendit.

Sirianë, si atdheu i ISIS-it sot, e shohin kë kanë “konkurent” dhe bashkëudhëtar. Ndaj, mos po ngrejmë gadishmërira ekstreme me patrulla kallashnikovi? Thuhet se ka informacione nga shërbimi inteligjent!!!

Kjo situatë më kujton disa ushtarakë shqiptarë në Ministrinë e Mbrojtjes që vënd e pa vënd i binin dyerve të asistencës së Natos në këtë institucion, duke i bërë pyetje gjeneralëve për rrezikun imagjinar që i kanosej shqipërisë! Pasi i lodhën me broçkulla oficerët e huaj, morrën edhe një përgjigje ekselente: “Mos u lodhni të na pyesni për vogëlsira, ne jemi këtu për te mbrojtur oqeane, Ju deri në Shkumbin do mbroni!”

Kështu mendoj edhe unë. Le të bëjmë mirë dekriminalizimin tonë.

ISISI sot ka hyrë në shënjestrën e të mëdhejve…

Share: