Home KRYESORE Vettingu ze dhe shefin e EURALIUS qe largohet nga Shqipëria…?

Vettingu ze dhe shefin e EURALIUS qe largohet nga Shqipëria…?

Shefi i misionit të EURALIUS largohet nga Shqipëria.

Në 1 shkurt, kreu i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj njoftoi se Rainer Deville do të largohet nga Shqipëria edhe pse mandati i përfundonte në vjeshtën e vitit 2018.

Deville u akuzua nga Partia Demokratike për përkthimin gabim të Vettingut i cili me sa duket ka zene edhe shefin vete te Euralius-it.

“Të nderuar, në nisje të punës së përbashkët për vitin 2017 dhe në përmbyllje të detyrës së Shefit të Misionit EURALIUS IV ¬Dr Rainer Deville, në vlerësim të kontributit të tij dhe punë së përbashkët për reformën në drejtësi, kemi kënaqësinë t’iu ftojmë në një pritje koktej ditën e mërkurë, datë 1 shkurt, ora 18:00 në Hotel “ Tirana Internacional”. Ju mirëpresim! Fatmir Xhafaj Kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut”, shkruhej në ftesën e Xhafaj.

Share: