Home KRYESORE Debati mes Shkëlzen Berishës dhe Taulant Ballës për CEZ

Debati mes Shkëlzen Berishës dhe Taulant Ballës për CEZ

Plas sherri mes Shkëlzen Berishës dhe Taulant Ballës në Kuvend Momentalisht në Kuvend është duke u zhvilluar mbledhja e Komisionit Hetimor për CEZ ku i pranishëm për të dëshmuar është edhe Shkëlzen Berisha, djali Sali Berishës, i cili sërish nuk bëri betimin para komisionit.

Kjo është bërë shkak për debate në komision.

Debatet

Shkëlzen Berisha: Para se te betohem kam nje kerkese paraprake.
Taulant Balla: S’ka kerkesa paraprake, por betohu aty, shtype ate buton…

Shkelzen Berisha: O i denuar…

Taulant Balla: Betohu aty dhe leri lojerat. Iku koha kur shantazhoje prokurore dhe gjyqtare…

Shkelzen Berisha: Ti je i denuar. Kam kerkese paraprake.

Taulant Balla: Kerkesen shko beje ne sekretari. S’je ti ketu prokuror…

Javën e kaluar dështoi dëshmia e Shkëlzen Berishës, pasi ai refuzoi të betohet para Komisionit Hetimor të ngritur nga socialisët me argumentin se Taulant Balla ka konflikt interesi pasi është dënuar për shpifje.

Share: