Home KRYESORE Habit Putin nënshkruan “ligjin e shpullës”!

Habit Putin nënshkruan “ligjin e shpullës”!

Presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që e konsideron vetëm si shkelje administrative rastet e dhunës në familje ku në të përfshihen goditjet të cilat konsiderohet se shkaktojnë vetëm dhimbje, por jo lëndime trupore.

Ligji i quajtur si “ligji i shpullës”, merret me rastet kur prindërit godasin fëmijet e tyre apo kur partnerët apo bashkëshortët sulmojnë njëri-tjetrin.

Sipas ligjit të ri, kur dikush kryen shkeljen e parë të tillë administrative, personi në fjalë ndëshkohet me gjobë prej 500 dollarëve, paraburgim deri në 15 ditë, apo 120 orë shërbim për komunitetin.

Organizatat që merren me të drejtat e fëmijëve dhe grave i kanë kritikuar ashpër këto ndryshime në këtë ligj.

Dhoma e sipërme e parlamentit rus, Këshilli Federativ e ka miratuar ligjin më 1 shkurt, disa ditë pasi ai është miratuar edhe nga dhoma e ulët e parlamentit./dita.al

Share: