Home KRYESORE Peza flet pas daljes nga Prokuroria dhe përgjigjeve qe ka dhëne!

Peza flet pas daljes nga Prokuroria dhe përgjigjeve qe ka dhëne!

Deputeti Alfred Peza ka folur për mediat teksa doli nga Prokuroria e Përgjithshme ku u mor në pyetje për hetimin që ka nisur ndaj pasurisë së tij.

“Është një procedurë normale që zbatohet në të gjitha çështjet e tilla. Përsa i përket hetimit, s’dua të bëj asnjë koment, t’i lemë të bëjnë detyrën. Sa më takon personalisht, rikonfirmoj se nuk ka asgjë të jashtëligjshme në pasurinë time dhe të familjarëve të mi”, u shpreh ish gazetari dhe deputeti Alfred Peza.

Deputeti u akuzua në media dhe nga opozita se ka blerë aksione me vlerë 1 miliard lekë në një bankë të nivelit të dytë në vend ndersa u pyet publikisht se ku i kish fituar ato leke te cilat perbejne nje pasuri jo te vogel!

Share: