Home KRYESORE Dje pas grabitjes mungoi edhe qytetari digital!

Dje pas grabitjes mungoi edhe qytetari digital!

Nga Ylli Dylgjeri

U grabit një furgon që transportonte paratë e bankës drejt Rinasit dhe infomacion për rendin ishte minimal. Siç u pa, në vëndngjarje nuk mungonin kalimtarët e rastësishëm, por mungoi Informacioni për policinë. Mungoi qytetari digital! Kjo mungesë i bëri përshtypje edhe Ministrit Tahiri. Siç u pa më pas nga pamjet, në vendngjarje kishte vetëm katundar digital.

Po pse mungoj dje informacioni nga qytetari digital ? Edhe një filmim erdhi nga aparati i një udhëtari të rastit në rrugë që thërriste në dialekt:

i morrën thasët!

Po kamerat te policisë të instaluara në rrugën më të qarkulluar të vendit pse mungonin? Ç’mësime u nxuarën nga grabitja e mëparshme në këtë qafë të rrezikshme për udhëtim me para? Ka rënë vigjilenca e publikut? Ka rënë deshira për bashkëpunim me organet e rendit? S’ka më besim te policia? Apo njerëzit po bëhen çdo ditë edhe më indiferent ndaj krimit e kriminelëve? Kjo u pa dhe dje ku një polic i lebetitur me antiplumb thërriste për ndihmë policin e rendit ndofta dhe pa plumba në shërbim.

Të gjitha arsyet qëndrojnë, por ajo që më bën të besoj më shumë është se po bie besimi te policia e shtetit, se besojnë më… Ngjarjet me vjedhje bankash po ndjekin njëra tjetrën dhe po bëhen gjithnjë më spektakolare. Ato, mbajnë rekordin në këto 4 vjet. Paçka se një sondazh i fundit tregonte se besimi i publikut te policia ishte mbi 60%!!!

Në vënd të mbylljes…

Duke hedhur këto rradhë mu kujtua ditët e festimit të fitores së të majtës 3 vite më parë. Rrugët gumëzhinin nga veturat me flamuj të militantëve. U festua gjatë. U festua biles deri në bajatosje.

Në këto ditë po pija kafe ulur te hotel Grand në bllok, me një nga militantët e hershëm të PS-së, Tesera nr. 2 e saj. Pasi karvanet e veturave nuk kishin të sosur, i drejtohem Teseres nr.2 :

A mund ti qetësojmë pak këto djem se e kaluan masën- i them, njerzit tani duan të qetësohen!

Po marr ne telefon Saimir Tahirin, ai i drejton këto- më thotë. Ashtu bëri. I ra telefonit, ja pozoi shqetësimin, dhe morri përgjigjen:

S’më dëgjojnë më…

Share: