Home KRYESORE Dhunon gruan dhe tenton t’i përdhunojë shoqen

Dhunon gruan dhe tenton t’i përdhunojë shoqen

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi është kallëzuar nga bashkëshortja e tij, me të cilën është në proces divorci, por me akuze edhe nga shoqja e bashkëshortes. Kallëzimi është bërë para dy ditësh në polici pasi dy shtetaset janë goditur dhe kërcënuar nga shtetasi Nik Lila.

Ditën e djeshme Lila dyshohet se ka marrë në mjet shoqen e bashkëshortes me kërcënime dhe e ka çuar në sektorin Rinia të qytetit të Durrësit, ku edhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Sipas Policisë së Durrësit Nik Lila është person me precedent penal të mëparshëm për dhunë në familje.

Share: