Home KRYESORE Tiranes nuk i duhen thjeshte ngjyrat, por përmbajtje…

Tiranes nuk i duhen thjeshte ngjyrat, por përmbajtje…

Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, çeli punimet e Bienales së parë Ndërkombëtare të Akuarelit në Tiranë, ku u shpreh se projekti për transformimin e qytetit nëpërmjet ngjyrave, nisur vite më parë, do të vazhdojë me po të njëjtën dëshirë për t’i dhënë jetë qytetit. Në shembullin e Edi Rames per ngjyrosje te qytetit ne fjalën e tij përshëndetëse për rreth 170 artistë nga 50 vende të botës që do të punojnë dhe ekspozojnë pikturat e tyre nga data 21-25 nëntor, Veliaj tha se Tirana e ka lidhur jetën e saj të modernizimit me ngjyrat.

Duam ti kujtojmë kryebashkiakut Veliaj se  qyteti nuk ka nevoje vetëm për ngjyra, por për pastërti te rregullt dhe jo me aksione, jo vetem shfaqje filmash, por edhe jete frymëzuese qytetare, për rregull konstant dhe jo vetëm për tu dukur, për gjelbërim dhe jo vetëm pallate, etj..

Share: