Home KRYESORE Për interesin publik një shembull

Për interesin publik një shembull

Nga Kasem Seferi

Ashtu sikundër përdoret nga juristët dhe studjuesit ligjorë, emërtimi “ligji dhe shkenca ekonomike = law and economics” i referohet zbatimit të metodave të ekonomisë në lidhje me zgjidhjen e problemeve ligjorë.

Për shkak të mbivendosjes ndërmjet sistemeve ligjorë dhe sistemeve politikë, disa çështje të ligjit dhe shkencës ekonomike ngrihen, gjithashtu, në ekonominë politike dhe në shkencën politike.

Duhet thënë se pjesa më e madhe formale e punës akademike e bërë për ligjin dhe shkencën ekonomike është gjërësisht brenda traditës neoklasike.

Në shekullin e 18 – të, Adam Smithi studjoi efektin ekonomik mbi legjislacionin merkatilist. Në vitin 1961 ekonomisti anglez Ronald Coase dhe juristi italo – amerikan Guido Calabresi, në mënyrë të pavarur nga njëri – tjetri, publikuan dy artikuj që përfshinin ide të reja.

Këto artikuj thmelues të ligjit dhe shkencës ekonomike ishin: “Problemi i Kostos Shoqërore = The Problem of Social Cost” (botuar në Journal of Law and Economics Vol.3, No.1 – 1960, 1961) dhe “Disa Mendime mbi Shpërndarjen e Rsikut dhe Ligjin e Dëmeve = Some Thoughts on Risk Distribution and the Law of Torts” (botuar në Yale Law Journal, Vol.70, 1961).

Këto artikuj, nga studjues të shumtë, shihen si pika fillestare për shkollën moderne të ligjit dhe shkencës ekonomike, sikundër ve në dukje i mirënjohuri Richard Posner te “Ekonomia e Drejtësisë = Economics of Justice, 1983.

Në fillim të viteve 1970 – të, Henry Manne, një ish student i Ronald Coase, vendosi të ngrejë Qendrën për Ligjin dhe Shkencën Ekonomike në një shkollë madhore të drejtësisë dhe, për këtë, e filloi në Rochester, për të vazhduar më pas punën e tij në Miami.

Por, shpejt, u bë “mik i paftuar”, prandaj lëvizi në Emory dhe përfundoi në George Mason, që fare shpejt do të bëhej qendër për edukimin e gjykatësve. Sot gjallojnë shumë qendra për Ligjin dhe Shkencën Ekonomike në Harvard, Yale, Chicago, Stanford, Georgetown, Michigan, etj.

Zakonisht, “Ligji dhe Shkenca Ekonomike”, ose “Analiza Ekonomike Ligjit”, sikundër e quan në veprën e tij gjykatësi i rrethit të shtatë të Gjykatës së Lartë të SHBA, Richard Posner e përdor analizën ekonomike të ligjit (shkolla pozitive) për të parashikuar efektet e rregullave të ndryshëm ligjorë.

Për shembull, analiza ekonomike pozitive e ligjit të dëmit (ku përfshihet fusha e sigurimeve dhe risigurimeve) do të parashikonte efektet e praktikës së detyrimit strikt si e kundërta në lidhje me efektet e praktikës së neglizhencës.

Me kohë, Ligji dhe Shkenca Ekonomike positive, gjithashtu, ka lënë të kuptohet se shpjegon zhvillimin e praktikave ligjore sikundër mund të jetë shembulli i ligjit të dëmeve në lidhje me efiçencën e tyre ekonomike.

Ligji dhe Shkenca Ekonomia normative shkon një hap më tej dhe bën rekomandime për politikën bazuar mbi pasojat ekonomike të politikave të ndryshme dhe, koncept kyç për analizën ekonomike normative, është efiçenca.

Shumë figura të rëndësishme të Ligjit dhe Shkencës Ekonomike i përkasin Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Çikagos, sikundër mund të përmenden ekonomistët nobelistë Ronald Coase dhe Gary Becker, Richard Posner (aktualisht gjykatës në Gjykatën e SHBA për apelimet në Qarkun e Shtatë) dhe William Landes.

Gjithashtu, Guido Calabresi luajti një rol themelues me librin e tij të vitit 1970 “Kosto e Aksidenteve: “Një Analizë Ekonomike dhe Ligjore” = “The Costs of Accidents: A Legal and Economic Analysis”, që pati një ndikim jashtëzakonisht të madh në mendimin modern mbi subjektin e Ligjit dhe Shkendës Ekonomike.

Në SHBA, Ligji dhe Sheknca Ekonomike e Ligjit, ose Analiza Ekonomike e Ligjit, ka qenë jashtëzakonisht shumë influencuese, për arsye se opinionet gjyqësorë e përdorën analizën ekonomike dhe teoritë e Ligjit dhe Shkencës Ekonomike me njëfarë rregullariteti.

Por, influenca e Ligjit dhe Shkencës Ekonomike është ndjerë, gjithashtu, në arsimimin në drejtësi, gjë që dëshmon përse shumë fakultete të drejtësisë në Amerikën e Veriut, Europë dhe Azi kanë pedagogë me diploma në ekonomi. Përveç kësaj, shumë ekonomistë profesionistë studjojnë dhe shkruajnë mbi marrëdhëniet ndërmjet doktrinës ekonomike dhe asaj ligjore.

Përveç influencës së saj, lëvizja Ligji dhe Shkenca Ekonomike, është kritikuar nga një numër drejtimesh dhe një gjë e tillë, veçanërisht, është e vërtetë për Ligjin dhe Shkencën Ekonomike normative.

Ligji dhe Shkenca Ekonomike ka adaptuar në lidhje me disa prej këtyre kritikave. Për shembull, kritiku Jon D. Hanson i Fakultetit të Drejtësisë së Harvardit, argumenton se sistemet politikë, ligjorë dhe ekonomikë, influencohen jo ashtu siç kërkohet nga modeli individualistik, që merr me mend “disponueshmërinë” (pra, idenë se rezultatet përfundimtarë janë rezultat i “dispozicioneve” njerëzore, që ekonomistët do të thonin i “preferencave”).

Hanson, në shumë artikuj dhe libra të tij, argumenton se duhet të shihet “situata” si brenda njerëzve (që përfshin prirjet njohëse) ashtu dhe jashtë njerëzve (familja, komuniteti dhe faktorët e mjedisit) që kanë një ndikim shumë më të madh mbi veprimet njerëzorë, se sa thjesht “zgjedhja”).

Ligji dhe Shkenca Ekonomike, është zhvilluar në një varietet drejtimesh, por një prirje e rëndësishme ka qenë zbatimi i teorisë së lojës për problemet ligjorë, ndërsa zhvillimet e tjera janë përfshirje e ekonomisë së sjelljes në Analizën Ekonomike të Ligjit dhe përdorimi i rritur i teknikave staistikore dhe ekonometrike.

Richard A. Posner erdhi në përfundmin se “Qëllimi kryesor i edukimit ligjor është t’i mësojë studentëve arsyetimin ligjor: “si të mendosh si juristët”. Pra, nënvizon ai: “Të mendosh si jurist” do të thotë të jesh në gjendje të identifikosh, krijosh dhe vlerësosh në mënyrë kritike secilën prej pesë metodave të argumentit ligjor: tekstin, qëllimin, pararendësin (preçedentin), traditën dhe politikën.”.

Që nga vitet 1970 – të, u zhvillua një rrugëzgjidhje e re për Analizën Ekonomike të Ligjit, e njohur si Ligji dhe Shkenca Ekonomike, që fokusi i saj mbetet mbi identifikimin e efekteve të rregullave ligjorë.

Pavarësisht emërit të saj, rrugëzgjidhja e Ligjit dhe Shkencës Ekonomike nuk lidhet, domosdoshmërisht, me problemet e parasë ose tregjeve, për arsye se aspekti i Ligjit dhe Shkencës Ekonomike, e vendos theksin e saj mbi nxitësit në sjelljen e parashikuar dhe në fushën e ekonomisë së saktë, ku nxitësit janë për nxjerrë fitime ose për të gjetur një çmim të mire.

Këto janë nxitës për të shmangur ndëshkimet ligjorë.

Për arsye se Analiza Ekonomike e Ligjit lejon që të vërtetohen efektet e praktikave ligjore, rrugëzgjidhja është e dobishme për vlerësimin dhe krahasimin e praktikave në lidhje me dëshirueshmërinë e tyre shoqërore.

Richard A. Posner kujton: “Kur isha student i drejtësisë, ligji më ngjante me një bashkim, plotësisht pa lidhje, të praktikave, proçedurave dhe institucioneve. Ekonomia zbulon një “strukturë të thellë” të ligjit që ekspozon koherencë të konsiderueshme.”,

Prandaj, Analiza Ekonomike e Ligjit mund të përkufizohet si zbatimi i parimeve ekonomike për instrumentet ligjorë, çështjet dhe proçedurat, me shumë zbatime, të tillë si ndihma për hartimin e ligjeve, ose për vlerësimin e masës së dëmit që kërkohet t’i kthehet personit të dëmduar në nivelin e mirëqenies që ka shijuar personi para ndodhjes së aksidentit.

Ligji kërkon të rregullojë sjelljen kur vetë – interesi nuk prodhon rezultate të sakta ashtu sikundër ato maten me anë të efiçencës, ose drejtësisë, për arsye se në qoftë se njerëzit sillen mirë pa rregullin, ligji është i panevojshëm dhe krijon pikërisht kosto shtesë dhe në qoftë se ligji nuk është ai çfarë aktualisht përcakton sjelljen njerëzore, studjuesit duke debatuar për këtë vetëm se janë duke humbur kohën e tyre.

“Ju mund ta shikoni shumë qartë se një njeri i keq ka shumë arsye ashtu si një i mirë në lidhje me dëshirën për të shmangur një përplasje me fuqinë publike dhe, prandaj, ju mund ta shikoni rëndësinë praktike të dallimit ndërmjet moralit dhe ligjit. Një njeri që nuk bën asnjë kujdes për një rregull etik që besohet dhe praktikohet nga fqinjët e tij, prapëseprapë, ka gjasa të kujdeset për një marrëveshje të mirë për t’iu shmangur të paguarit të parave dhe në qoftë se ai mund dhe nuk do të dojë të futet në burg.”.

Analiza Ekonomike e Ligjit zbaton mjetet e teorisë mikroekonomike për analizën e rregullave ligjore dhe institucioneve. Për më tepër, sikundër do të shihet në shkrimin që vijon, analiza ekonomike e ligjit ka një qëllim që duhet njohur.

Teoria “Coase” për shqiptarët

Ajo që u bë e njohur si Teorema Coase është propozimi që, në mungesë të kostos së transaksionit, niveli i prodhimit të mallrave dhe/ose shërbimeve në një industry të caktuar, në të cilën ka faktorë të jashtëm, është i pavarur nga fakti nëse po ose jo pala që bën ndërhyrje negative nga jashtë është ligjërisht përgjegjëse për kostot e faktorëve të jashtëm mbi palët e tjera. Natyrisht shpërndarja e të ardhurave varet nga fakti nëse ose jo ndërhyrësi është përgjegjës, por kjo është një çështje e ndryshme.

Për ta ilustruar Teoremën Coase le të konsiderohet një hekurudhë ku lokomotivat me avull (me qymyr guri) kalojnë nëpërmjet një fushe të mbjellë me të lashta ku shkaktojnë zjarre në (grurë, elb, etj); dëmi i të korrave nga secili tren llogaritet 200 US$ dhe kosto e drejtimit të trenave në linjën pranë fushës me ferma janë si vijon:

Numri ditor i trenave Kostot private Dëmi të lashtave Kosto shoqërore.

tabela 1 seferiNë qoftë se të ardhurat nga një tren janë 350 US$ sa trena do të kalonin në hekurudhë në qoftë se nuk kërkohet kompensim nga dëmtimi i të korrave?

Kësaj pyetje mund t’i jepet përgjigje duke krahasuar të ardhurat me kostot private dhe gjetjen e numrit të trenave që japin diferencën maksimum ndërmjet të ardhurave dhe kostove private;

tabela 2 seferiSikundër mund të shihet nga tabela fitimi maksimum arrihet me katër trena, në anën tjetër në qoftë se kostot e dëmtimit të të korrave vendoset mbi kompaninë e hekurudhës atëhere kostot për kompaninë e hekurudhës rriten me shumën e dëmit dhe pamja e fitimit për hekurudhën është si vijon:

tabela 3 seferi

Ashtu sikundër e tregon tabela e mësipërme fitimi maksimum për kompaninë e hekurudhës arrihet me 2 trena në ditë ku fitimi i kompanisë korespondon me përfitimin neto shoqëror të kalimit të trenave dhe, në këtë rast, ai ka shumë diferencë (në lidhje me numrin e kalimit të trenave në hekurudhë) përsa i përket faktit nëse kompania e hekurudhës është përgjegjëse për dëmtimin e të korrave.

Dy trena në ditë është numri shoqërisht optimal i kalimit të trenave në hekurudhë, por katër trena duket se është ajo çfarë do të ndodhte në mungesë të përgjegjësisë ligjore lidhur me dëmtimin e të korrave.

Ajo çfarë bëri Ronald Coase ishte shqyrtimi se cilat alternative mund të ishin për qeverinë për të detyruar detyrimin ligjor për t’u marrë me problemin e faktorit të jashtëm, prandaj dhe Coase sugjeroi se fermerët mund ta paguanin hekurudhën për të mos i kaluar trenat; për t’i mbajtur problemet të thjeshtë le të supozohet se fermerët i thanë kompanisë së hekurudhës se ata do të ishin me vullnet ta paguanin hekurudhën 1 200 US$ të mos kalonte trenat dhe të zbrisnin 200 US$ nga kjo pagesë për kalimin e çdo treni. Të ardhurat për hekurudhën do të përbëheshin nga të ardhurat e kalimit të trenave plus pagesën e marrë nga fermerët dhe pamja e fitimit do të ishte si vijon:

tabela 4 seferi

Sikundër mund të shihet nga tabela e mësipërme hekurudha e arrin fitimin e saj maksimum me kalimin e dy trenave në ditë, i cili është numri shoqërisht optimal i kalimit të trenave dhe thelbi i Teoremës Coase është: të njëjtat nivele të prodhimit arrihen nëse ndërhyrësi me faktorë negativ nga jashtë është ligjërisht përgjegjës për kostot e shkaktuara nga faktorët e jashtëm ose është viktima e faktorëve të jashtëm negativ që bën një pagesë për ndërhyrësin që zvogëlohet nga shumat e shkaktuara nga faktorët e jashtëm; duhet të vihet re se niveli i prodhimit të të korrave përcaktohet gjithashtu si numri i trenave që kalojnë në ditë; pjesa e dytë e Teoremës Coase është se nivelet e prodhimit të arritur sipas detyrimit ligjor ose skemës së pagesës është shoqërisht optimal.

Natyrisht, fitimet e fermerëve dhe hekurudhës në mënyrë drastike janë të ndryshëm nga njëri – tjetri dhe varen nga ajo nëse hekurudha është ligjërisht përgjegjëse për dëmtimin e të korrave.

Ilustrimi i mësipërm përdori të ardhurat totale dhe kostot totale, si ato private ashtu dhe ato të shkaktuara nga faktorët e jashtëm, por metoda më e shpejtë për të përcaktuar numrin e trenave që kalojnë në ditë dhe që do të ishte në pjesën më të madhe përfituese përdor të ardhurat margjinale dhe kostot margjinale, sikundër tregohen më poshtë:

tabela 5 seferi

Në qoftë se të ardhurat margjinale për n kalime në ditë janë më të mëdha se sa kostot margjinale për n atëhere fitimi total është më i madh për n + 1 kalime. Në anën tjetër, në qoftë se të ardhurat margjinale për n kalime në ditë janë më pak se sa kostot margjinale për n atëhere fitimi total është më i madh për n – 1 kalime se sa është për n kalime.

Në shembullin e mësipërm, për tre kalime të ardhurat margjinale janë 350 US$ por kosto margjinale private është 300 US$ kështu, në mungesë të detyrimit ligjor për dëmtimin e të korrave ose një pagesë nga fermerët, fitimi i kompanisë së hekurudhës është më i madh për katër kalime se sa për tre.

Por për katër kalime të ardhurat margjinale prej 350 US$ janë më pak se sa kalimet margjinale me kosto private margjinale 400 US$ kështu që fitimi është më i madh për katër kalime se sa për pesë. Prandaj, fitimi maksimum ndodh për katër kalime në ditë dhe gjetja e nivelit të fitimit maksimum është çështja në këtë rast e gjetjes së nivelit në të cilin kosto margjinale ndryshon nga të qënit më pak se sa të ardhurat margjinale për të qenë më shumë se sa të ardhurat margjinale.

Kur përfshihet kosto margjinale e dëmit të të korrave kosto margjinale për tre kalime është 500 US$ që është më e madhe se sa të ardhurat margjinale prej 350 US$ prandaj tre kalime në ditë është nivel më i përfitueshëm operimi se sa katër. Megjithëatë, në këtë rast të ardhurat margjinale prej 350 US$ për dy kalime janë më pak se sa kosto margjinale prej 400 US$ prandaj dy kalime është një nivel më i përfitueshëm se sa tre kalime. Kosto margjinale për një kalim në ditë prej 300 US$ është më pak se sa të ardhurat margjinale prej 350 US$, prandaj dy kalime në ditë është një nivel më i përfitueshëm se sa një kalim në ditë.

Përgatiti: Kasem Seferi – ekonomist

Share: