Home KRYESORE Plas sherri në Qeverinë serbe, grushte në kabinetin e Ivica Daçiçit

Plas sherri në Qeverinë serbe, grushte në kabinetin e Ivica Daçiçit

Vanja Vukiç dhe Branko Lazareviç, bashkëpunëtorë të ngushtë të Ivica Daçiçit, liderit të Partisë Socialiste të Serbisë dhe ministër i Punëve të Jashtme, kanë pasur një përleshje fizike në zyrën e këtij të fundit.

Siç zbulojnë mediat vendëse, kjo ngjarje e pazakontë ka ndodhur dy muaj më parë në kabinetin e Daçiçit, në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Por, sipas portalit serb “Alo!”, kjo gjë ishte vetëm çështje ditësh, pasi të dy kishin kohë që nuk kishin marrëdhënie të mira.

“Të dy kanë qenë prej kohësh në marrëdhënie të këqija”, ka thënë një burim.

E gjithë kjo është parë edhe nga sekretarja e Daçiçit, e cila thuhet se kishte filluar të bërtiste.

Vukiç e kishte goditur Lazareviçin, i cili thuhet se ishte shtrirë për tokë, duke i thënë Daçiçit: “Të kam thënë se çfarë do të ndodhë nëse takohem me të”, pas së cilës ishte larguar.

Por ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, e ka mohuar një gjë të tillë.

Share: