Home KRYESORE Nard Ndoka “porosit” Bashën: Nuk mjafton vetëm shkarkimi i Thoma Gëllçit

Nard Ndoka “porosit” Bashën: Nuk mjafton vetëm shkarkimi i Thoma Gëllçit

Pas deklaratave të Bashës kundër drejtorit të RTSH-së, ka reaguar dhe kreu i PDK-së, Nard Ndoka. Sipas tij beteja e opozitës nuk duhet të mjaftohet vetëm me largimin e Thoma Gëllçit dhe shpimin e gomave.

“TVSH, Televizori Publik Shqiptar, më shumë liri dhe profesionalizëm, me 20 Shkurt 1991, se sa sot me 20 Shkurt 2017, në një sistem medemek demokratik. Mediat kombëtare dhe lokale janë në agoni të plotë, të tulatura, të trembura nga pushteti, të blera dhe të diktuara nga pushteti i pushtave. Sinjale të qarta, per revolucion mbarëpopullore, mafia politike, ekonomike, mediatike, ka hedhur rrënje, ndaj duhet përmbysje, liri dhe standarde per të gjithë. Kur liria mungon në media është alarm per një shoqeri, që aspiron progres, ndaj shqetesimi agresiv i Liderit të Opozitës Z.Basha është i perligjur dhe alarm per të gjithë ne. Ky është nje fenomen i frikshem, që nuk çlirohet me drejtora të vegjël dhe goma makinash, por me një revolucion që të përmbyse mekanizmin kriminal shtetror që rrotullohet me korrupsionin galopant dhe lekët e pista të drogës dhe trafiqeve. Jemi në kohë, por duhet guxim dhe kurajo qytetare e politike, qëndresë dhe aksion i fortë i popullit opozitar ballë per ballë” shkruan Nard Ndoka.

Share: