Home KRYESORE Protestë kundër zbatimit të platformës Shqiptare në Maqedoni

Protestë kundër zbatimit të platformës Shqiptare në Maqedoni

Një organizatë e quajtur “Të pa-ç’rrënjosurit” marshoi në rrugët e kryeqytetit të Maqedonisë kundër formimit të një qeverie të re mes LSDM-së dhe BDI-së me paltformen e partive shqiptare.

Protestuesit kanë kërkuar përgjegjësi nga partitë maqedonase lidhur me platformën shqiptare qe sipas tyre e imponoi Tirana.

Ata gjithashtu promovuan edhe një platformë maqedonase. Protestuesit janë mbledhur në oborrin e Kishës katolike për të vazhduar marshin drejt përmendores së branitellave.

Share: