Home KRYESORE Monika Kryemadhi nga Elbasani: Shafran në vend të hashashit

Monika Kryemadhi nga Elbasani: Shafran në vend të hashashit

Idesurprize e koordinatores së LSI për qarkun e Elbasanit, Monika Kryemadhi. Nisur nga situata dramatike e kultivimit të hashashit në gjithë Shqipërinë , ajo ka gjetur një zgjidhje.

Të paktën për qarkun e Elbasanit; Të mbillet shafran në vend të hashashit.

Kryemadhi ka sjellë si shembull një fermer nga Dumreja i cili ka disa vjet që po e kultivon këtë bimë mjaft të kërkuar në tregun e bimëve aromatike në shkallë botërore.

“Unë kam biseduar me profesorë të Universitetit të Tiranës dhe po shohim mundësinë që të mbillet gjërësisht shafran në zonën e Dumresë dhe atje ku lejojnë kushtet klimaterike të rritjes së saj. Shafrani është një bimë aromatike mjaft e kërkuar dhe kushton shumë shtrenjtë. Ai do të rrisë të ardhurat e fermerëve dhe ekonominë e tyre. Njëkohësisht kultivimi është një punë komode për të gjitha gratë dhe vajzat që punojnë në bujqësi”, është shprehur ajo.

Ende nuk mund të parashikohet se sa do të implementohet ky projekt. Por zjn. Kryemadhi nënvizoi se i ka kërkuar Ministrisë së Bujqësisë (të drejtuar nga LSI) që të ndërtojë strategji që u vijnë në ndihmë fermerëve.

Share: