Home KRYESORE Udhëtuan 4 ditë në këmbë, grevistët e Zharrëzës kalojnë natën përpara ministrisë...

Udhëtuan 4 ditë në këmbë, grevistët e Zharrëzës kalojnë natën përpara ministrisë së Energjitikës

Grevistët e ardhur nga Zharrëza e Fierit janë gdhirë sot në mëngjes në trotuarin përpara ministrisë së Energjitikës, në pritje të mbajtjes së premtimit nga nga qeveria për ndalimin e shpërthimeve nëntokësore në fshatin e tyre dhe marrjen e shpërblimit për banesat e dëmtuara.

Dje ata janë takuar me Zv.Kryeministrin Niko Peleshi në këtë dikaster ku kanë marrë disa premtime, por duket se këtë radhë ata nuk do të largohen nga dyert e qeverisë pa arritur përfundimisht qëllimin e tyre.

Njeri prej grevistëve që udhëtoi 4 ditë më këmbë për në Tiranë solli një argument të fortë pse nuk do të ndalonte protestën këtë radhë dhe nuk do të pranonte ta mashtronin me premtime: Kam një fëmijë 9 muajsh! Që nga mosha 3 muajsh, e kam me pompë azme prej ndotjes atje!

Fot

Share: