Home KRYESORE Kriza e Radio Televizionit Shqiptar…

Kriza e Radio Televizionit Shqiptar…

Nga Ilir Yzeiri

Unë jam i përfshirë në këtë krizë sepse besova me naivitet se Edi Rama që ishte vënë në krye të procesit të reformimit të këtij institucioni, e kishte seriozisht angazhimin e tij. Besova gjithashtu se edhe Këshilli Drejtues që ka në përbërje të tij, kryetarin Kristaq Traja një nga juristët më të mirë në vend dhe dekanin e fakultetit juridik, pra autoritetin akademik më të lartë në fushën e ligjeve, ashtu siç ka dhe të tjerë me një profil të spikatur profesional, anipse edhe pozita edhe opozita zgjodhën me shumicë në këtë Këshill, piktorë dhe skulptorë, por kjo ësnhtë një gjë tjetër, pra, besoav se të gjithë ata do të shfaqnin një profil intelektual të qartë dhe nuk do të dëgjonin deri në banalitet Edin dhe Lulin apo Berishën. Pas konstituimit të Këshillit Drejtues në muajin maj, ndryshe nga gjithë herët e tjera, Edi Rama shpiku një format poshtërues, atë të dëgjesës publike dhe e urdhëroi Kristaq Trajën që e priste në zyrë dy herë në ditë që të shpallte këtë dëgjesë dhe kandidatët për postin e Drejtorit të Përgjithshëm duhet të dorëzonin një dosje që përmbante CV-në, platformën dhe planin e biznesit. Edi Rama tha në konfidencë se kjo dëgjesë do të shërbente që Këshilli të ishte në harmoni me publikun dhe të nxitej që të zgjidhte atë kandidat që do të paraqitej më mirë në këto dëgjesa dhe që do të plotësonte edhe kriteret e Ligjit gjithashtu. Të gjithë besuan edhe unë natyrisht. Ndërkaq, shumë të afërm të mi, më këshillonin të hiqja dorë dhe të mos bëhesha gazi i botës sepse Edi Rama po e përdorte këtë teknikë për të na poshtëruar ne të gjithëve që në fund të zgjidhte atë që ai e kishte përcaktuar që më parë. Unë dhe kolegët e mi gazetarë që më kishin promovuar dhe që më kishin mbështetur në këtë inisiativë, nuk e besonim. Ndërkaq legjendat urbane nisën të mbushen me narrativa sureale. Shkrimtarja e njohur Elvira Dones ishte viktima e parë e kësaj narrative. Gazeta pranë opozitës që drejtohej nga zv/krytari i Këshillit Drejtues bashkë me gazetën “Mapo“ të njohur tash në fund për afërinë me aksionet e Edi Ramës prodhonin lajme si ato të tipit “Elvira Dones dorëzon dosjen në RTSH“ duke bërë dhe insinuata të hapura e duke shkruar se Edi Rama e kishte thirrur nga jashtë dhe i kishte premtuar postin e Drejtorit. Ndërkaq, ish-kryredaktori i gazetës ”žZëri i Popullit“, Thoma Gëllçi na siguronte të gjithëve ne kandidatëve se Drejtori do të ishte ai. Deri këtu nuk kishte asnjë gjë të keqe. Ata që u përfshinë në garë kishin të drejtën që të deklaronin se do t’i mundnin konkurentët dhe gjithsecili ishte në të drejtën e tij ta shpallte fitoren që në fillim.

Dëgjesa dhe tallja me konkurentët

Kështu, në një nga ditët e nxehta të korrikut u bë dëgjesa në Hotel ”žSheraton“. U paraqitën mbi 14 konkurentë dhe gjatë gjithë ditës deri pasdite vonë një publik jo i paktë i kishte ndjekur me vëmendje platformat e kandidatëve. Deri këtu edhe unë mendoja se dëgjesa dhe dosja me shkrim do të shërbenin për të orientuar Këshillin Drejtues që të përzgjidhte kandidatin e pranueshëm nga të gjithë. Në fakt duhet të kisha dyshuar ashtu siç dyshonin miqtë e mi dhe të afërmit e mi, se ky ishte një spektakël pa asnjë vlerë, se Edi Rama e kishte vendosur që më parë se cilin emër do t’i thoshte Kristaqit që ai të votonte bashkë me këshilltarët e tjerë ashtu si edhe Lulëzim Basha do t’i përgjigjej me të njëjtën monedhë. Këshilli nuk na tregoi që më parë se si do të bëhej klasifikimi. Ligji për RTSH-në nuk e parashikon dëgjesën dhe ne që morëm pjesë aty duhet ta kishim kuptuar që në fillim se dëgjesa ishte një tallje e Edi Ramës dhe një shpikje për të maskuar kandidatin që ai e kishte zgjedhur që më parë. Unë nuk e besoja këtë, të afërmit e mi dhe miqët e mi po.

Votimi i drejtuar dhe qesharak

Në votimin e parë dolën disa kandidatë, por Thoma Gëllçi dhe Petrit Malaj dhe një tjetër që ka qenë në atë instiucion si Drejtor për disa vjet dhe që e hoqën për zhelesh Berisha me Metën, u futën në votimin e dytë. Në votimin e dytë që nisi të bëhej qesharak një herë merrte Gëllçi 6 vota dhe Malaj 5, pastaj Malaj 6 dhe Gëllçi 5. U vertetua deklarata e kolegut Thoma Gëllçi se askush nuk do të bëhej Drejtor i Përgjithshëm para tij, se Edi Rama kishte zgjedhur atë si kandidat të preferuar. U vertetua kështu gjithë narrativa urbane dhe u shpallën thuajse të ligjshme legjendat urbane që qarkullonin në Tiranë se Edi Rama kishte zgjedhur Thoma Gëllçin si kandidat të tijin për shumë arsye, njëra prej të cilave, siç thuheh tani është lobimi i fortë që ka bërë vëllai i tij Olsi Rama për kandidaturën e Gëllçit. Edhe me kolegët e mi që më promovuan mua për të kandidaur për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, e kam deklaruar dhe e deklaroj përsëri se kolaicioni PS-LSI është në të drejtën e tij që të zgjedhë atë kandidaturë që dëshiron, por nuk është në të drejtën e tij që të tallet dhe të bëjë spektakle me dëgjesa publike. Po ashtu, mendjelehtësia me të cilën Edi Rama nis aventura të tilla është e paimagjinueshme. Ligji i miratuar me konsensus nga pozita dhe opozita kërkon dy të tretat e votave të Këshillit për të zjgedhur Drejtorin e Përgjithshëm. Pra ligji kërkon një kanditaturë jo politike.

Tallja me ligjin

Këshilli Drejtues që ka në përbërje të tij, siç e thashë më lart, edhe dy juristë të dalluar e ka ndërprerë procedurën e tij në mënyrë të njëanshme dhe duke shkelur ligjin. Për fat të keq të gjithë kanë pranuar të bëhen vegla të verbra politike dhe askush nuk del të sqarojë publikun se çfarë po ndodh me RTSH-në. Sipas Ligjit aktual votimi nuk duhet të ndërpritet, ai duhet të vazhdojë derisa të gjendet konsensusi për një kandidaturë të pranueshme. Mirëpo Këshilli e ka ndrprerë këtë procedurë që në korrik. Pra nëse dy kandidaturat politike, Gëllçi dhe Malaj nuk arritën të merrnin votën e cilësuar, atëhere ligji thotë se votimi përsëritet, pra në votim futen që të gjithë. Këtë praktikë Këshilli e kreu në mes të korrikut dhe aty dolën emra të tjerë. Sipas ligjit, dy të parët dhe i treti hyjnë në votim jo më pak se tre ditë nga votimi i mëparshëm. Por Këshilli që drejtohet nga juristët më të mirë në vend, e ka ndërprerë këtë procedurë sepse Edi Rama nuk do tjetër kandidat. Ai do të emërojë aty Thoma Gëllçin. Për këtë ai nxori në media që të artikulonin një propzim tjetër. Alfred Peza, në emër të Edi Ramës, tha se do të ndryshojmë Ligjin që të zgjedhim Thomain. Mirëpo as Ligjin nuk e ndryshojnë dot. Përse? Sepse, sipas konstitucionalistëve, ligji edhe po u ndryshua nuk ka fuqi prapavepruese. Nuk mund të ndryshohen rregullat e lojës kur votimi ka nisur.

OSBE dhe BE janë përgjegjës.

mediaforum2Vetëm pasi kaluan gati dy vjet, OSBE dhe BE u deklaruan për gjendjen skandaloze ku e ka futur Edi Rama RTSH-në dhe për talljen publike që ai po bën me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ligji për RTSH-në në këta 20 e ca vjet tranzicion ka ndryshuar vetëm dy herë, por Edi Rama me papërgjshëmrinë që e karakterizon deklaron përmes përfaqësuesve të tij në Komisionin e Mediave dhe Arsimit se do të ndryshojë Ligjin. Po këtë gje deklaroi dhe vetë në një intervistë te “Dita” nga Dhërmiu ku po pushonte në gusht. Gjatë kësaj kohe po realizoj një projekt për qeverisjen vendore dhe në veprimtarinë e Durrësit mora vesh se bashkia Durrës merr si fonde të pakushtëzuara nga shteti rreth 4 deri 5 milion dollarë. Pse? Sepse ne jemi një shtet i varfër. Ndërs RTSH-ja merr nga busheti i shtetit çdo vit, përkatësisht nga taksa mbi aparatin dhe financime direkte rreth 2 milione euro çdo vit. Llogarinë bëjni vetë. OSBE dhe BE duhet t’ia bëjnë të qartë Edi Ramës se ligji nuk mund të ndryshohet, se procedura që ka nisur duhet të vazhdojë ashtu siç e parashikon Ligji dhe ajo duhet të inkurajojë Këshillin që të marrë përgjegjësitë që burojnë prej statusit të tyre në mënyrë që ata të mos tremben se Edi apo Luli mund t’i zëvendësojë nëse ata dëgjojnë zërin e arsyes. Deklaratat mediatike nuk kanë asnjë peshë.

Mund t’i zëvendësojë nëse ata dëgjojnë zërin e arsyes. Deklaratat mediatike nuk kanë asnjë peshë.

Share: