Nga Kasem Seferi
Nuk e di përse dhe, pikërisht kur kemi një protestë si ajo e nisur më 18 shkurt 2017, kemi edhe një ngjarje të lajmëruar nga UET në lidhje me lirinë ekonomike; për të cilën, personalisht, uroj të jetë rastësi, për arsye se ky universitet i ka në “traditë” ngjarje të tilla të organizuara, që, me këtë rast dhe pa asnjë qëllim, dua ta sfidoj.
Ngjarja shkencore që bëhet e ditur të njihet si “liri ekonomike” në ekonominë e çdo vendi, rajoni dhe më gjërë (këto fjalë janë në rrjedhën e shtjellimit të studimeve që, ende, nuk e kanë përkufizuar qartë këtë dukuri), është një ngjarje, tërësisht, me shumë rëndësi, në rast se qeveria e ka një interes të tillë.
Pra, bëhet fjalë se si e trajton ekonominë kjo doktrinë ekonomike, për arsye se metodologjia moderne e Shkollës së Çikagos, ende mbetet një prej variacioneve të bazuar mbi pozitivizmin; pra, idenë se ajo duhet të jetë një shkencë “reale”, që nevojitet të ndërtojë hipoteza që janë të hapura, për ose jo, falsifikimin eksperimental, gjë që kërkon, që subjekti, në mënyrë të pastër, të ketë zbritshmërinë e të dhënave sasiore dhe të matshme.
Ndërkohë, problemi është se, shkenca ekonomike, sigurisht, do të përfshinte elementë që kanë një dimension të matshëm (çmimi, prodhimi, sasitë e blera dhe të shitura). Pra, të jetë një studim i veprimit njerëzor dhe i pasojave të tij të qëllimta dhe të paqëllimta, gjë që do të thotë se shkenca ekonomike, në nivelin e saj më themelor, duhet të fillojë me një vlerësim dhe me një pamje të brendshme në kuptimin e sjelljes qëllimplotë të qenies njerëzore.
E gjithë kjo, që ndodh në arenën sociale, fillon me kuptimet dhe qëllimet e individëve, me ato kuptime dhe qëllime që sigurojnë kontekstin dhe bazën interpretuese për të kuptuarit përse njerëzit veprojnë, për logjikën e sjelljes së tyre dhe, më pas, duke analizuar çfarë ndodh kur këto individë veprojnë dhe bashkëveprojnë në treg.
Me fjalë të tjera, pyetjeve që vijojnë, nuk mund t’u jepet përgjigje në qoftë se nuk fillohet me pikëpamjen subjektive të aktorit:
Çfarë është një mall konsumi dhe çfarë është një investim ose mall kapital?
Çfarë është një “mjet” dhe çfarë është një “qëllim”?
Çfarë është një mall “i zevendësueshëm” dhe çfarë është një mall “plotësues”?
Çfarë është “furnizimi” dhe çfarë është “kërkesa”?
Çfarë është një “treg” dhe i kujt lloji është ai?
Çfarë është një mall “i munguar” dhe çfarë është një mall “i lirë”?
Këto nuk mund të kuptohen, përkufizohen, ose analizohen në mënyrë të pavarur nga të kuptuarit e asaj, se si aktorët, në rrethana të veçanta, me qëllime të veçanta në mendje, përkufizojnë dhe i caktojnë kuptimet për ato ide dhe, si i lidhin këto koncepte me njëri – tjetrin.
Shpesh, ekonomistët, flasin për pasoja të paqëllimta kundrejt atyre të qëllimtave që mund të rrjedhin nga veprimet individuale, ose nga ndërveprimet e disa individëve, por si mund të merret vesh se çfarë kuptohet me rezultat “të qëllimtë” nga një rezultat “i paqëllimtë”, i ndarë nga qëllimet, dëshirat dhe idetë e vetë aktorëve?
Asnjë prej këtyre nuk ekziston “objektivisht”.
Pra, ato nuk ekzistojnë në botën fizike në mënyrë të pavarur prej ekzistencës së tyre në mendjet e njerëzve dhe, kjo është një prej diferencave themelore në rrugëzgjidhjen dhe analizën që ndan, në fakt, përgjithësisht, pasuesit e Shkollës Austriake nga Shkolla e Çikagos.
Metoda e analizës së kësaj të fundit, influencohet shumë nga ajo çfarë shihet në shkencën ekonomike, ose çfarë ata shohin dhe çfarë ata bëjnë me të shikuarit e këtij opsioni hamendues.
Megjithëatë, duhet thënë se, tradicionalisht, të dy shkollat kanë qenë pro tregut të lirë dhe shumë ekonomistë të tyre kanë qenë, shumë fort, liberalë klasikë, madje, liberalistë.
E vërteta është se ekonomistët e Shkollës Austriake kanë tentuar, në mënyrë më radikale, të jenë liberalë klasikë, ose liberalistë në shumë prej pikëpamjeve të tyre, për shoqërinë, qeverinë dhe politikën publike.
Pjesa e arsyes është se, shpesh, rrugëzgjidhja e Shkollës Austriake përforcon një vlerësim për atë se si proçesi i tregut ka kapacitetin për të integruar dhe bashkërenduar shumë më tepër njohuri dhe veprimtari ndërmjet shumicës së pjesëmarrësve në treg se sa do të kishte pasur gjithnjë qeveria për ta bërë një gjë të tillë.
Në këtë mënyrë, ekonomistët e Shkollës Austriake tentojnë të jenë shumë më dyshues se qeveria mund “të fiksojë” ndonjë “problem social” të supozuar, për arsye se ata kanë më shumë besim se lënia e këtyre problemeve për t’u zgjidhur vetë nëpërmjet tregut dhe shoqatave të tjera vullnetare do të jenë shumë më efektive se sa një rrugëzgjidhje e “një madhësie që i përshtatet së gjithës” në lidhje me përfshirjen e qeverisë.
James Buchanan, që studjoi me Frank Knight – in në Universitetin e Çikagos, njihet mirë si kritik kryesor i teorisë së kapitalit të Shkollës Austriake dhe nuk u pajtua me Ludwig von Mises, ose Friedrich August von Hayek, në lidhje me pamundësinë e kalkulimit ekonomik në socializëm, ndërkohë, që ai mbeti një mbrojtës i laissez – faire.
Në të njëjtën kohë, Frank Knight ishte një kundërshtar i fortë dhe, nganjëherë, elokuent i Pozitivizmit dhe Bihejviorizmit (Shkencës së Sjelljes), madje shumë prej eseve të tij metodologjike nga vitet 1920 – të, 1930 – të dhe 1940 – të, prezantuan argumente kundër Pozitivizmit, që janë shumë të ngjashëm me ato të von Mises dhe të von Hayek.
Frank Knight nuk besoi se shkenca ekonomike modelohej përgjatë linjave të shkencave natyrore, prandaj dhe nuk mund ta kufizonte veten me metodat e fizikës, për arsye se besonte se kishte kufizime për zbatimin e matematikës në ekonomi.
Frank Knight theksoi rëndësinë e shqyrtimit të ndjenjave si një burim i njohurive në studimin e veprimit njerëzor dhe zgjedhjes, duke argumentuar se askush nuk mund t’i injorojë elementët “subjektivistë” në proçeset shoqërorë dhe ekonomikë.
Ashtu si dhe Ludwig von Mises, Frank Knight u influencua shumë nga historiani dhe sociologu gjerman Max Weber në perqendrimin mbi veprimin njerëzor si “sjellje e qëllimtë”, për të cilën autori cakton kuptime subjektive.
Ndryshe nga Milton Friedman, ose George Stigler (të cilët gjithashtu studjuan ose ndërvepruan me Frank Knight në Universitetin e Çikagos), James Buchanan absorboi shumë prej pikëpamjeve dhe ideve të Frank Knight mbi subjektivizmin metodologjik, gjë që shihet shumë më qartë në librin e shkurtër por, të shkëlqyer, të Buchanan “Kosto dhe Zgjedhja”, në të cilin ai prezanton një koncept të kuptimit dhe logjikën e kostos, që shkon paralel me shumë prej analizave të Shkollës Austriake.
Përsa i përket Zgjedhjes Publike, shumë prej pamjeve të brendshme të dobishme të zbatimit të mendimit ekonomik në proçesin politik, u kuptua nga disa prej ekonomistëve klasikë të shekullit të 19 – të dhe nga disa prej ekonomistëve të hershëm “margjinalistë” të fundit të shekullit 19 – të dhe në fillim të shekullit të 20 – të.
Për shembull, analiza e prirjes/animit drejt ndërhyrjes së qeverisë në proçesin politik për shkak të koncentrimit të përfitimeve që jep qeveria për grupet e veçanta të interesit dhe shpërndarjen e kostove dhe barrëve të këtyre ndërhyrjeve midis shumicës së madhe të publikut tatimpagues dhe konsumator, u kuptua, në një mënyrë krejtësisht të qartë, nga Jean – Baptiste Say and Nassau Senior.
Logjika përtej këtij aspekti të ndërhyrshmërisë së shtetit, në mënyrë shumë të qartë, u zhvillua nga ekonomisti i famshëm Italian Vilfredo Pareto në vitet 1890 – të dhe, arsyeja për këtë prirje/anim drejt interesave të prodhuesit të veçantë në kurriz të interesave të përgjithshëm të konsumatorit, shpjegohet nga Philip Wicksteed në librin e tij “Gjykim i Shëndoshë i Ekonomisë Politike” (1910).
Natyrisht, Wicksteed u influencua shumë nga ekonomistët e hershëm të Shkollës Austriake (Menger, Boehm – Bawerk, Wieser) dhe, si përgjigje, ai ishte një prej influencuesve në gjeneratën e ekonomistëve të Shkollës Austriake të Vienës të Pasluftës së Parë Botërore.
Përfundimisht, logjika e perqendrimit të përfitimeve të interesit të veçantë dhe shpërndarja e barrës së tyre në pjesën tjetër të shoqërisë u analizua nga ekonomisti i Shkollës Austriake Oskar Morgenstern në librin e tij të vitit 1937 “Kufizimet e Shkencës Ekonomike”; kapitulli përkatës është ribotuar nga Richard M. Ebeling në “Shkenca Ekonomike Austriake: Një Lexues” (Hillsdale College Press, 1990) ku Morgenstern e shtrin analizën me një mpleksje “Austriake” me anë të zhvillimit të teorisë në kontekstin e procesit të kohës vazhduese.
Fatkeqësisht, shumë prej teorisë bashkëkohore të Zgjedhjes Publike është modeluar nga rryma kryesore mbizotëruese, rrugëzgjidhja metematikore neoklasike, madje Buchanan ka komentuar në mënyrë kritike disa herë mbi faktin se për shkak të kësaj shumë prej teorisë së Zgjedhjes Publike ka lëvizur në një drejtim të gabuar dhe jorealist, pra ka humbur mbështetjen e saj në një gjykim të shëndoshë, kuadrin e procesit të tregut.
Ekonomistët e Shkollës Austriake, që nga koha e Carl Menger, kanë ngulur këmbë se dukuritë komplekse të tregut mund të kuptohen dhe analizohen në mënyrë të suksesshme, së pari, vetëm me anë të zvogëlimit të përbërësve të tyre elementarë; për shembull, njerëzit individualë veprues dhe shpjegimit të logjikës së zgjedhjes njerëzore dhe veprimtarisë sipas kushteve të pashmangshme të mungesës, pasigurisë dhe kalimit të kohës.
Vetëm atëhere analisti mund të procedojë për të shpjeguar shfaqjen e rendit kompleks shoqëror dhe ekonomik që rrjedh nga ndërveprimet e këtyre individëve të zgjedhur dhe veprues; kjo përfshin gjithashtu analizën e atyre formave dhe marrëdhënieve institucionale të paqëllimta shoqërore dhe të tregut, që janë rezultat i veprimit njerëzor, por jo të projektimit njerëzor.
Buchanan ka argumentuar se është e mjaftueshme për të filluar analizën mbi bazën e këmbimit ndërpersonal dhe proceseve që shfaqen jashtë prej këtyre fitimeve të ndërsjella nga tregtia dhe në këtë mënyrë ai ka tentuar të vendosë më pak rëndësi mbi themelin e teorisë ekonomike mbi një studim paraprak dhe metodik të njeriut individual, ashtu sikundër kanë ngulur këmbë ekonomistët e Shkollës Austriake.
Në këtë mënyrë, shumë prej shkrimeve të Buchanan janë të qendrueshme me disa pjesë të trupit të teorisë së Shkollës Austriake, për arsye se pjesa më madhe e ideve të tij shkon paralel me disa mënyra të Shkencës Ekonomike të Shkollës Austriake, por ato nuk janë të njëjta; prapëseprapë, ekonomistët e Shkollës Austriake kanë shumë për të mësuar nga kontributet e Buchanan për shkencën ekonomike.
Në të vërtetë, kontributet e Buchanan janë midis më të rëndësishmëve në shkencën ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore, veçanërisht, me pamje të brendshme të plotë ka qenë theksi i tij mbi atë çfarë ai e ka quajtur “Ekonomi Politike Kushtetuese”.
Pra, studimi dhe analiza e rendeve institucionalë alternativë shoqërorë dhe politik në të cilët qeniet njerëzore mund të ndërveprojnë për të kuptuarit se cilët nga këto rende ka të ngjarë të jetë më i favorshëm për forcimin e lirisë, lulëzimit dhe harmonisë paqeplotë për njerëzimin në një afat të gjatë; ky perqendrim është në mënyrën më të sigurt një plotësues i vlefshëm për llojin e analizës që zhvilluan Luduwig von Mises dhe Friedrich A. von Hayek në krahasimet e tyre institucionale të ekonomive të tregut kundrejt sisitemeve të planifikimit socialist dhe kundrejt shteteve ndërhyrës të mirëqenies.
Interpretimi i mesazhit “real” në dhe kuptimi i librit të Keynes të vitit 1936 “Teoria e Përgjithshme e Punësimit, Interesit dhe Parasë” është bërë një “industri kërkimi” e tërë në profesionin e shkencës ekonomike; me fjalë të tjera: “Të lutem a do të qendrojë John Maynard Keynes real?”.
Libri i Leijonhufvud i vitit 1968, ishte një prej orvatjeve domethënëse për të provuar t’i japë kuptim shkencës makroekonomike të Keynes me anë të përpjekjes për ta shpjeguar atë në lidhje me themelet mikroekonomike.
Vepra e tij dhe ajo e kolegut të tij Robert Clower, ishin me pamje të brendshme të plotë dhe përpjekje krijuese për ta bërë një gjë të tillë dhe ka ende shumë gjëra të vlefshme për të mësuar nga veprat e tyre, të ndara nga përpjekjet e tyre për “shpëtuar” Keynes prej konfuzionit dhe kontradiktave për të kuptuarit thelbësor të vendim – marrjes njerëzore dhe funksioneve të tregjeve.
E meta themelore në rrugëzgjidhjen e Keynes mbetet një, ajo që Friedrich A. Hayek e thekson kur ai rishikoi veprën e hershme të Keynes “Trajtimin e Parasë” në fillim të viteve 1930 – të, orvatjen e Keynes për të ndërtuar një teori për “ekonominë si një tërësi” mbi bazën e agregateve dhe mesatareve.
Një rrugëzgjidhje e tillë fsheh nga pamja të gjitha marrëdhëniet mikroekonomike ndërlidhjet ndërmjet strukturave të çmimeve relative dhe pagave dhe sektorëve të ndryshëm të tregut që janë vendosja në të cilin ndodh dhe luhet procesi i tregut; para së gjithash dhe e kundërt me pjesën më të madhe të arsyetimit kejnesian, nuk ka gjëra të tilla si “kërkesa agregate”, prandaj dhe nuk ka gjë të tillë si një “dështim” të kërkesës agregate.
Ka një kërkesë për këpucë, kapele, banane, shtëpi dhe … Por nuk ka një gjë të tillë si një kërkesë për “prodhimin si një tërësi” dhe, mbi të gjitha, nuk ka të tillë “kërkues” në treg dhe, në këtë mënyrë, duhet të bëhet pyetja përse rrjedhin përshtjellime, zhbalancime, çekuilibra ndërmjet një varieteti të kërkesave dhe furnizimeve individuale të tregut, të cilat, është e vërtetë mund të ushqejnë njëra – tjetrën me shtrembërime mikroekonomike që ndërveprojnë me njëri – tjetrin dhe të bëjë të mundur rënien që rritet gradualisht në papunësi, prodhime dhe rezultate.
Ekonomistët e Shkollës Austriake, shkakun, e depresionit dhe rënies ekonomike, e kanë pare, sikundër zakonisht, si një dukuri që rrjedh nga keqmenaxhimi monetar që ka shtrembëruar sinjalet thelbësore të tregut (në këtë rast përqindjet e interesit në treg, që me kalimin e kohës gjenerojnë zhbalancime ndërmjet kursimeve dhe investimit dhe keqcaktimin e punës, kapitalit dhe burimeve të tjera ndërmjet sektorëve të ekonomisë).
Janë këto zhbalancime në kërkesa dhe furnizime nga ku kannë rezultuar shtrembërimet në strukturën e çmimeve relative dhe të pagave, që rast pas rasti e vendosën fazën në një pikë për një korigjim të domosdoshëm në treg.
Por kur “bumi” mbaroi nuk kishte ikje prej restaurimeve të domosdoshme në strukturën e çmimeve relative dhe pagave; pra, ricaktimet e kapitalit dhe të punës për të pasqyruar format e pas – bumit të furnizimeve dhe kërkesave dhe, te mbajtja e shënimeve ose kompensimi i projekteve të ndryshme të investimit, filloi gjatë periudhës së bumit dhe tani vihet re se është pa përfitim në periudhën e korigjimit pas – bumit.
Në qoftë se ka mbivendosje në këtë proces korigjimi çmime jofleksibël, ose “të ashpër” dhe paga që rezistojnë ose bien në mënyrë domethënëse në amulli, restaurimi i domosdoshëm në strukturën çmim – pagë dhe korigjimet furnizim – kërkesë, atëhere do të ketë papunësi shtesë dhe prodhim të zvogëluar në sektorë të ndryshëm, gjë që më pas, padyshim, bëjnë presion më të madh me drejtim poshtë mbi furnizimet dhe kërkesat e tjera individuale.
Por ajo çfarë është vendimtare nuk është se ka një defiçencë të imagjinuar të “kërkesës agregate”, sepse më saktë problemet janë në anën e furnizimit, në dështimin, ose rezistencën, ose vonesat në çmimin e përshtatshëm, pagat dhe korigjimet e caktimit të burimit. Kjo duhet të kuptohet më lehtësisht dhe qartësisht në qoftë se merrej me mend se “problemet makroekonomike, shpesh, u panë në mënyrë të pandryshuar nëpërmjet një zinxhiri mikroekonomik të logjikës.
Kjo do t’i bënte çështjet e politikës dhe përgjigjet, gjithashtu, të dukeshin të ndryshme. Ata do të arsyetonin më shumë në drejtimin e sugjeruar nga Friedrich A. von Hayek në vitet 1930 – të dhe në dekadat që pasuan.
Kjo do të thotë gjithashtu se çfarëdo kriticizmi tjetër mund të ngrihet kundër shpenzimeve defiçitare dhe barrëve të borxhit të rritur, lloj analize mikro e Shkollës Austriake kjo që bën të mundur të shihet se stimuli i qeverisë, ose shpenzimet e stimuluara të “kërkesës agregate” nuk janë shpenzime mbi “prodhimin si tërësi” sepse nuk ka të tillë kërkesë sikundër u shpjegua më lart.
Shpenzimet e qeverisë, ose shpenzimet e nxitura nga “aktivizimi” fiskal i qeverisë janë gjithnjë, nga domosdoshmëria mikro, kërkesa për mallra ose shërbime të veçanta në sektorë të veçantë, ose qoshe të tregut dhe qëndrueshmëria e tyre kufizohet në atë se sa gjatë qeveria vazhdon të shpenzojë ose stimulojë shpenzimet në mënyra të veçanta dhe në një drejtim të veçantë.
Në qoftë se, ose kur shpenzimet e “stimulit” ngadalësohen ose mbarohen, format e kërkesave dhe struktura e çmimeve që varen mbi to, burimi dhe punësimi që rrjedhin prej tyre, duhet të bien dhe një mbështetje e re e korigjimeve dhe restaurimeve kërkohen tashmë në ekonomi.
Pra, një veprimtari e tillë e “menaxhimit të kërkesës” ka riskun e vendosjes së fazës për një rënie të ardhshme si rezultat i mënyrave që qeveria më herët ishte përpjekur ta lëvizte ekonominë prej rënies ekonomike.
Në këtë mënyrë, argumenti i Shkollës Austriake nuk është argument i dorëheqjes, ose dëshpërimit, ose pandjeshmërisë për vështirësitë e atyre të papunësuar në rënien ekonomike; më saktë, është një koncept pozitiv i asaj çfarë nevojitet të lejohet për të punuar brenda tregut, në vetvete, kështu që ribalancimi dhe ribashkërendimi të mund të vinjë për një shërim të qendrueshëm dhe real pa e bërë të pashmangshme rënien e ardhshme.
Duhet të mbahet mend mirë se kurrë nuk ka pasur një Shkollë Austriake uniforme të shkencës ekonomike, për arsye se duke filluar nga shkrimet e Carl Menger që ishin fillimet e Shkollës Austriake, janë shfaqur diferenca, theksime dhe rrugëzgjidhje ndërmjet tij dhe ndjekësve të tij kryesorë Bohm – Bawerk dhe Friedrich von Wieser, që vazhdoi në periudhën e viteve 1920 – të dhe 1930 – të, sikundër vazhdon edhe sot.
Kjo nuk duhet parë si ndarje të Shkollës Austriake por si një shenjë e një rritje vibruese dhe shpikje, ashtu sikundër individët i shohin mundësitë dhe rrugët për kërkim dhe zhvillim brenda atyre që zakonisht ndajnë idetë që krijojnë pikat nisëse të rrugëzgjidhjes së Shkollës Austriake; Shkolla Austriake ra në vitet 1940 – të dhe 1950 – të për shkak të triumfit të Shkencës Ekonomike Kejnesiane dhe mbizotërimit të teorisë matematike të ekuilibrit të përgjithshëm në shkencën mikroekonomike.
Kriza finaciare dhe ekonomike botërore do të jetë, përsëri, një leksion se ka qenë, është dhe do të jetë politika monetare dhe fiskale e qeverisë shkaku i paqendrueshmërisë së tregut, i zhbalancimeve të gjëra në ekonomi dhe i shtrembërimeve, si dhe i dështimit të politikave të “stimulit” të tanishëm për të dalë nga faza e rënies ekonomike të ciklit të biznesit, që në periudhën e Presidentit Trump, edhe njëherë, duhet pare dhe analizuar si demonstrime dhe gabime themelore të të menduarit kejnesian.
Nuk e di! Nuk jam i sigurt! Çfarë mendon UET në lidhje me sa kam përgatitur më sipër?!
Kasem Seferi – ekonomist