Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale, pas refuzimit të presidentit maqedonas Gjeorge Ivanov, për të mandatuar kryeministrin e LSDM=së, Zoran Zaev, ne krye të një qeverie me koalicion me shqiptarët.
Ai deklaroi se platforma e partive shqiptare, është përgatitur nga një vend tjetër. Por i menjëhershëm ka qënë reagimi i kreut të qeverisë, i cili i ka kujtuar presidentit të vendit fqinj se pa shqiptarët nuk ka Maqedoni
Statusi i Edi Ramës
Zoti Ivanov, gjuha shqipe s’është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!
Gjatë një konference shtypi në Shkup, Ivanov i ardhur në pushtet nga Partia e Nikola Gruevskit, deklaroi se pranimi i platformës shqiptare është vepër penale.
Ne fakt ndersa gjuhen nuk ja u njeh Bullgaria, Kishen nuk ja u njeh Serbia, territorin dhe kulturen Greqia, i vetmi faktor qe mban ne kembe Maqedonine jane shqiptaret. Ndryshe ajo do te vdese duke u shperbere dhe ndare midis fqiinjeve.