Rusia ka reguar ashpër ndaj krizës politike në Maqedoni. Ministria e Jashtme, në një deklaratë të saj të siguruar nga lapsi.al, akuzon NATO –n dhe BE –në se po tentojnë me forcë t’u imponojnë maqedonasve plaftformën shqiptare të hartuar në Tiranë dhe që sipas Moskës, ka për qëllim “Shqipërinë e Madhe” me pretendime territoriale ndaj shteteve fqinje. Rusia thotë se ky imponim shkon kundër vullnetit të votuesve maqedonas dhe mund të çojë në shkatërrimin e shtetit të Maqedonisë dhe në destabilizimin e gjithë Ballkanit.
“Vëmë re me shqetësim se kriza politike në Maqedoni e provokuar nga ndërhyrja e jashtme në punët e brendshme të vendit po përkeqësohet. Përpjekjet, të cilat janë mbështetur në mënyrë aktive nga udhëheqësit e BE-së dhe NATO-s janë duke u bërë për që maqedonasit të pranojnë “platformë shqiptare” të projektuar në Tiranë në Zyrën e Kryeministrit, bazuar në hartën e të ashtuquajturës “Shqipëri të Madhe”, e cila ilustron pretendime territoriale të mëdha ndaj vendeve fqinje në Malin e Zi, Serbi, Maqedoni dhe Greqi. Shqetësim të veçantë përbën përfshirja e autoriteteve të Kosovës, vend i cili ka shpallur pavarësinë në mënyrë të njëanshme. Ne besojmë se kjo linjë është shumë e rrezikshme dhe ajo mund të çojë në shkatërrimin e shtetit të Maqedonisë dhe destabilizimin e të gjithë Ballkanit”.
Ashtu si presidenti Ivanov edhe Moska, në deklaratën e siguruar nga lapsi.al, nënvizon se platforma shqiptare cënon kushtetutën e vendit. Në deklaratë thuhet gjithashtu se ndërhyrjet nga jashtë janë destruktive dhe vetëm do ta përkeqësojnë situatën.
“Ne duam të theksojmë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura në Maqedoni më 11 dhjetor 2016 me këmbënguljen e Shteteve të Bashkuara të BE-së u fituan nga partia në pushtet e udhëhequr nga Nikolla Gruevski. Tani Perëndimi po përpiqet të përfitojë nga pakica shqiptare që të vendosë në pushtet opozitën humbëse, e cila ka pranuar kërkesat e shqiptarëve, të cilat tingëllojnë më shumë si një ultimatum dhe që çojnë në prishjen e bazës kushtetuese të vendit.
Tentativat e vazhdueshme destruktive për të imponuar nga jashtë skemat që janë në kundërshtim me votuesit maqedonas vetëm mund ta përkeqësojnë situatën. Ndërhyrjet e jashtme në punët e brendshme të Maqedonisë duhet të ndalej edhe e drejta e popullit maqedonas për të vendosur mbi të ardhmen e tij sipas vullnetit të tij dhe në përputhje me parimet themelore demokratike duhet të trajtohet me respekt” theksohet në deklaratën e siguruar nga lapsi.al
Reagimi i Rusisë vjen në të njëjtën ditë kur shefja e BE për politikën e jashtme dhe sigurinë, Federica Mogherini lëshoi një ultimatum ndaj presidentit Ivanov që deri të hënën të mandatojë Zoran Zaev për të formuar qeverinë. /Lapsi.al