Home KRYESORE Hetim parlamentar në Romë, për zhdukjen e mafioze të plehrave në Shqipëri

Hetim parlamentar në Romë, për zhdukjen e mafioze të plehrave në Shqipëri

Përfshirja e Eko-Mafias, në trafikun ndërkombëtar të plehrave të rrezikshme, nuk rresht së trondituri dhe habituri të gjithë. Hetimi më i fundit i Drejtorisë antimafia të Reggio Calabria-s, ka pikërisht emrin e koduar “Ekosistemi”, ku edhe dokumentohet interesi i organizatës kriminale “Ndragheta”, për eksportet ndërkombëtare të plehrave.

Në Romë, në ndërkohë, kryetari i Komisionit hetimor parlamentar mbi veprimtaritë e paligjshme, që lidhen me plehrat, Alessandro Bratti, pohon për gazetën Roma, se ka një hetim në zhvillim të plotë, për trafikun ndërkufitar të plehrave. Përfshirë edhe për 1300 kontenerët e interceptuar si të “zhdukur” në Shqipëri. Në ditët në vijim priten zhvillime të rëndëisishme në këtë hetim. 360grade.al

Share: