Home KRYESORE Rusia po shfrytezon kudo zgjedhjet per ekspansion

Rusia po shfrytezon kudo zgjedhjet per ekspansion

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Zgjedhjet politike duket se po perbejne momente shume te pershtatshme per ndermarrje ofensive te ekspansionit te gjeopolitikes Ruse.

Ne Evrope duket gjithnje dhe me e qarte se Rusia, me rruge dhe mjete klasike dhe bashkekohore, pra nga sherbimet inteligjente e deri te teknologjia informative po nxit dhe promovon levizjet radikale, nacionaliste, populiste dhe cdo korrent apo lider qe jane kunder strukturave Euro-Atlantike.

Keto levizje dhane efektet e tyre tek Brexit, rrezikuan situaten presidenciale ne Austri, po lekundin politikisht Italine, vazhdojne te mbajne ne dileme opt-out Greqine, po ndikojne ne Hollande dhe kercenojne seriozisht mjedisin politik ne France.

Shfrytezimi i situates zgjedhore nga Rusia u be evident edhe gjate fushates se fundit presidenciale ne ShBA. Kurre me pare mjedisi politik elektoral Amerikan nuk eshte tronditur kaq shume nga ndikimi Rus.

Konflikti arriti kulmin me shpalljen non grata te nje numri te madh diplomatesh Rus nga Washingtoni, te akuzuar per veprimtari subversive gjate fushates presidenciale. Prandaj,
Menjehere mbas zgjedhjes, Presidenti Trump e konsideroi te deshtuar politiken e paraardhesit te tij, Obames ndaj Rusise.

Ne Evropen Lindore ofensiva Ruse ne fushatat zgjedhore duket se ka dhene rezultatet e duhura per Mosken. Zgjedhjet e vitit 2016 ne Moldavi sollen nje garniture te dukshme rusofile. Me pas ishin zgjedhjet presidenciale ne Bullgari qe prune ne krye te ketij vendi ish satelit te BRSS, nje president pro Rus.

Ballkani eshte nje nen-rajon me interesa gjeopolitike te vecanta per Rusine. Edhe ne kete nen-rajon zgjedhjet politike po perbejne nje moment te pershtatshem per rritjen e influences dhe te interesave gjeopolitike Ruse.

Keshtu, prapa tensionit te madh te zgjedhjeve politike te tetorit 2016 ne Mal te Zi u duk qarte prania dhe ndikimi Rus. Qellimi gjeopolitik Rus ishte qe te ndalonte orientimin e Malit te Zi drejt NATO-s dhe BE. Si aktore lokale, Rusia shfrytezoi lobin Serb ne Mal te Zi.Te deshtuar ne rezultatin zgjedhor, Ruset nxiten coup d’eta kunder Gjukanivicit dhe qeverise se tij. Perpjekja deshtoi. Por synimi gjeopolitik Rus vijon te mbetet ne Mal te Zi.

Menjehere pas deshtimit ne Mal te Zi ofensiva e Rusise u zhvendos ne zgjedhjet politike ne Maqedoni. U duk qarte si gjate edhe pas zgjedhjeve qe Moska u rendit pro VMRO-DPMNE, Gruevskit dhe Presidentit Ivanov.

Rezultati zgjedhor nuk solli ne pushtet me vota te preferuarit e Rusise. Ndonese mori numrin me te madh te votave, VMRO-DPMNE nuk u mbeshtet nga asnje force politike per te arritur mazhorancen e nevojshme parlamentare.

Ne kete moment kritik hyri
ne loje me deklarata dhe vendime antikushtetuese dhe antidemokratike lojtari i dyte rusofil pas Gruevskit, Presidenti Ivanov. Ivanov ne menyre lajthitese nuk i jep mandatin partise se dyte, LSDM te Zaevit, e cila ka arritur te formoje nje koalicion prej 67 deputetesh, me partite shqiptare.

Ivanov ne menyren me absurde deklarohet se nuk mandaton “nje qeveri qe ka pranuar nje platforme politike te bere nga nje shtet fqinje (Shqiperia), qe rrenon themelet e Shtetit ne Maqedoni”.

I qortuar dhe keshilluar nga ShBA, NATO dhe BE per te rishikuar edhe njehere kete qendrim antikushuetues dhe antidemokratik, Ivanov ka thirre ne ndihme te hapur Rusine.

Ne keto rrethana diplomacia e Rusise mbeshteti publikisht qendrimin e Ivanovit dhe perkrahi haptazi VMRO-DPMNE dhe Gruevskin. Diplomacia Ruse akuzoi publikisht Qeverine e Shqiperise per “nderhyrje ne punet e brendshme te Maqedonise” me nje platforme qe ka ambicie, sipas Rusise, krijimin “e Shqiperise se madhe”.

Me qellim qe te krijoje nje mjedis per terheqjen e sllaveve ortdokse te Ballkanit drejt gjeopolitikes se vet, Rusia deklaroi se “aleanca midis Shqiptareve dhe ShBA synon krijimin e Shqiperise se madhe”. Nenteksti diplomatik eshte apel qe sllavet ortodokse te Ballkanit t’i bashgjiten aleances Sllavo-Ruse, perkunder aleances Shqiptaro-ShBA.

Keshtu Rusia don te ktheje ne Ballkan luften tradicionale te gjeopolitikes se vjeter, per te ndare popujt sllavo-ortodokse qe te renditen pro Rusise nga popujt jo sllave-ortodokse, ku bejne pjese edhe shqiptaret, qe renditen pro ShBA dhe Perendimit.

Kemi nje kthim 180 gradesh te Rusise drejt gjeopolitikes se saj tradicionale, per te ringritur zonat e saj te influences dhe me tej per realizimin e interesave te saj. Pikembeshtetja kryesore Ruse ne Ballkan eshte Serbia.

Strategjikisht kete synim madhor gjeopolitik Rusia po perpiqet ta realizoje nga lart-poshte me ane te elitave pro saj. Konjukturalisht per kete Rusia po shfrytezon fushatat zgjedhore. Taktikisht Rusia po aktivizon struktura tradicionale, shoqerine civile, mediat e portalet ekzistuese dhe te krijuara enkas.

Per ofensiven gjeopolitike Ruse tanime arlarmi ka rene edhe ne NATO, BE edhe ne ShBA. Shtepia e Bardhe po qarteson qendrimet e saj ndaj Rusise. NATO po avancon ne strategjine e saj ndaj Moskes. Nderkohe qe priten reagime me te fuqishme dhe me te unifikuara ne Samitin e afert te BE. Bota po luhatet midis gjeopolitikes se vjeter e vlerave dhe normave te saj universale.

Share: