Moska dhe Ankaraja duket se i kanë përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet tyre.
Kreu i Kremlinit, Vladimir Putin është shprehur gjatë një takimi me Presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan se Rusia ndihet e lumtur që marrëdhëniet midis dy shteteve kanë ndryshuar.
“Jemi të lumtur që marrëdhëniet tona ndërshtetërore janë duke u përmirësuar shpjet. Takimi jonë i fundit, i këtij formati ishte shumë kohë më parë, nëse nuk gaboj më 2014. Por shumë ngjarje kanë ndodhur që atëherë. Ne jemi duke punuar që të sigurohemi që marrëdhëniet ruso-turke të arrijnë në nivel të kënaqshëm. Ne gjithashtu po punojmë në zgjidhjen e krizave botërore, në rend të parë, të krizës në Siri”, ka thënë Putin.