Ministri i dorëhequr Saimir Tahiri pritet të zëvendësohet nga një tjetër emër brenda kabinetit “Rama”. Burime të Lapsi.al nga Kryeministria thonë se zv.kryeministri Niko Peleshi mund të jetë pasuesi i Tahirit në krye të Ministrisë së Brendshme. Por ende emri i tij nuk është zyrtarizuar ende.
Ndërkohë pritet nga momenti në moment që Tahiri të dalë në një konferencë për shtyp, ku do të flasë publikisht për arsyet e dorëheqjes. Më herët gjatë paradites ai ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama./LAPSI.AL/