Home KRYESORE Paralajmërimi i frikshëm i Ben Blushit: Pse po rrezikojmë të kalojmë në...

Paralajmërimi i frikshëm i Ben Blushit: Pse po rrezikojmë të kalojmë në krizë

Kreu i partisë LIBRA, Ben Blushi ka komentuar situatën politike në vend, pasi zhvillimeve më të fundit, ky kryeministrisë Rama ka larguar nga detyra 4 ministra. Përballë analistëve në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi ka ngritur shqetësimin se vendi rrezikon të kalojë në krizë.

Teksa shton kjo është një situatë e rrezikshme, duke marrë parasysh edhe eksperiencat me krizat e kaluara në vend, Blushi thotë se zgjedhjet e lira e të ndershme janë kusht i domosdoshëm për normalizimin e situatës.

“Dy sistemet themelore që mbajnë një vend në rend dhe ekuilibër janë zgjedhjet dhe drejtësia. Të dyja në vendin tonë kanë probleme. Reforma në drejtësi nuk u mund të zbatohej për momentin. E ç’po bën ky sot, po liron kriminelët. Kemi dy raste fatale, Aldo Baren dhe Lulzim Berishën. Kush po i liron këta? Një sistem drejtësie i kolapsuar, që nuk po funksionon përderisa sistemi i ri s’po hyn në fuqi.

Rrezikojmë të kalojmë në krizë, dhe ne krizat nuk dimë t’i zgjidhim. Kjo shoqërohet me efekte ekonomike, kolaps qeveritar, mosmarrëveshje të mëdha politike. Dhe këto mund të na shoqërojnë për 3-4 vite. Ne akoma nuk kemi besim tek zgjedhjet se i preken në 1996. Dhe edhe pse kanë kaluar gjithë këto vite, ne ende nuk kemi krijuar besim tek zgjedhjet. Ndaj nuk duhet që këto zgjedhje të krijojnë mungesë besimi”, tha Blushi.

Share: