Home KRYESORE Endri Fuga ironizon presidentin Nishani…

Endri Fuga ironizon presidentin Nishani…

Pas deklaratës së bërë nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani se Ministri i ri i Brendshëm i propozuar Fatmir Xhafaj është i papërshtatshëm për këtë post, kanë sjellë edhe reagimin e parë nga ana e zyrës së Kryeministrisë.

Ka qenë këshilltari i Ramës, Endri Fuga që përmes një postimi në Twitter ka ironizuar Nishanin duke i cilësuar deklaratat e tij, lajme të rreme.

“U mbars mali dhe polli lajme te rreme me steme republike!”shkruan Fuga në Twitter.

Pasditen e sotme, Presidenti Nishani njoftoi dekretimin e 4 ministrave të rinj, mes tyre edhe emrin e Fatmir Xhafajt në postin e Ministrit të Brendshëm, por duke shtuar se është Kushtetuta ajo që ia imponon dekretimin e Xhafajt dhe që nuk e lejon ta refuzojë. /Gazeta Express/

Share: