Dashi
Neptuni do iu japë me shume sharm gjate kësaj dite dhe partneri do ju dashuroje me tepër nga me pare. Marrëdhënia me te do përmirësohet tej mase. Beqaret nuk duhet te hedhin hapa te nxituara sepse ne fakt çdo gjë ka kohen e vet. Pas pak ditës do ndodhin ato qe ata kane ëndërruar. Financat do dini si t’i mbani gjithë kohës nen kontroll kështu qe nuk do keni probleme ne këtë sektor.
Demi
Jeta juaj ne çift do ketë disa tronditje te vogla gjate kësaj dite, por asgjë për t’u alarmuar. Do dini si ta zgjidhni me maturi çdo problem qe do ju dale. Beqaret duhet te reflektojnë disa here para se te dalin me disa persona sepse nëse pranojnë nuk do e shmangin dot fillimin e një lidhjeje. Buxheti do jete i shkëlqyer kështu qe mund te kryeni edhe ndonjë investim afatgjate.
Binjakët
Me zor do mbani një klime te qete sot ju te dashuruarit sepse ne fakt jeni mërzitur goxha me njeritjetrin. Nëse ja dilni te mos debatoni, e nesërmja ka për te qene me e mire. Për beqaret do ketë vetëm disa flirtime dhe mundësi për aventura pa te ardhme. Ne planin financiar do jeni tejet te logjikshëm dhe nuk do ju ndodhe as problemi me i vogël.
Gaforrja
Pranojini gabimet tuaja gjate kësaj dite dhe mos u mburrni kot se jeni perfekte. Ky do ishte një gabim i madh i cili do ju çonte te gabonit serish. Për beqaret, zemra do mbizotërojë mbi arsyen dhe ka gjasa qe te ketë edhe ndryshime te statusit. Ne planin financiar do i bëni me kujdes llogarite dhe do ju dalin paratë edhe për shpenzime edhe për te hequr mënjanë.
Luani
Romantizmi, ngjyrat dhe begatia do e pushtojnë gjate gjithë kohës jetën tuaj ne çift sot. Do përjetoni vetëm emocione pozitive ndaj partnerit. Beqaret nuk do jene aspak realiste dhe do hedhin hapa pa menduar për pasojat qe mund te vijnë. Ne planin financiar duhet ta dyfishoni maturinë ne mënyrë qe te mos ju dalin probleme. Nuk duhet menduar asnjëherë vetëm për momentin.
Virgjeresha
Urani do jete planeti me i begate sot, i cili do ju ndihmoje t’i zgjidhni disa vështirësi te vogla te jetës ne çift. Do jeni me mendje hapur dhe me tolerante se me pare. Beqaret do kenë një takim shume te veçante te cilin duhet ta shfrytëzojnë sa me shume. Yjet do bëjnë qe financat te mos keni asnjë problem. Ne këtë sektor do ndiheni shume me te qete.
Peshorja
Sot duhet te bëni te pamundurën ju te dashuruarit ne mënyrë qe te shmangni debatet dhe konfliktet qe mund t’ua prishin harmoninë ne çift. Nëse fillojnë problemet do vuani te dy palët. Beqaret do realizojnë një takim ne mënyrë te papritur dhe ne qetësi te plote. Jupiteri do ju sjelle fat me financat dhe gjendja ka për te qene mjaftueshëm e begate sa për te bere edhe ndonjë investim.
Akrepi
Do jeni tej mase tolerante ndaj partnerit tuaj sot dhe madje mund te mbyllni një sy e një vesh edhe kur ai te gaboje. Marrëdhënia mes jush do ece për mrekulli. Beqaret nuk duhet kurrsesi te tregohen te pamatur dhe te marrin vendime te nxitura. Ne planin financiar mos lejoni familjaret te kenë ndikimin thelbësor sepse ata mund t’iu shtyjnë te bëni investime qe mund t’iu sjellin probleme me vone.
Shigjetari
Jeta juaj ne çift do filloje te stabilizohet ndjeshëm gjate kësaj dite. Venusi do ju nxite te jeni me bashkëpunues me njeritjetrin dhe te toleroni me shume. Beqaret do afrohen mjaft me një person, i cili shume shpejt do behet pjese e pandare e jetës se tyre. Ne planin financiar do jeni shume te organizuar dhe do dini si ta mbani gjithë kohës gjendjen konstante.
Bricjapi
Do jeni shume realiste sot ju te dashuruarit dhe marrëdhënia juaj me partnerin do jete disi me e mire. Do i kuptoni gabimet, madje do kërkoni edhe falje. Beqaret do preferojnë te qëndrojnë ende vetëm sepse nuk di ndihen gati për te ndare jetën me dike. Me shpenzimet duhet te jeni sa me te matur ne mënyrë qe nesër te mos dalin te papritura apo probleme.
Ujori
Dite shume e bukur ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do mendoni te dy palët te bëni surpriza dhe kënaqësitë do jene te forta. Beqaret do joshen gjithë kohës nga disa persona, por ende nuk do ndihen gati për te hedhur hapa te rëndësishme. Me financat mund te bëni ndonjë çmenduri dhe ka rrezik qe gjendja ose te përmirësohet shume ose te përkeqësohet.
Peshqit
Juve qe jeni ne një lidhje serioze keni për te pasur mosmarrëveshje lidhur me financat dhe jo mbi ato qe ndjeni apo ato qe shprehni. Kujdes me fjalët qe do thoni sepse mund te kenë pasoja. Beqaret me mire te qëndrojnë edhe sot ashtu si janë pasi mundësitë qe do iu shfaqen nuk do jene shume te përshtatshme. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës ne anën tuaj