Home KRYESORE Video / Ushtarët izraelitë e tmerrojnë djaloshin palestinez!

Video / Ushtarët izraelitë e tmerrojnë djaloshin palestinez!

Videoja e një vogëlushi që tërhiqet zvarrë nëpër lagjen e tij nga ushtarët izraelitë, të cilët e detyrojnë me forcë t’i ndihmojë në identifikimin e fëmijëve që akuzoheshin se kishin gjuajtur me gurë në qytetin Hebron të Palestinës, është publikuar në internet, shkruan The Independent.

Tetëvjeçari Sufian Abu Hitah nuk i ishte bindur urdhërave të nënës që të mos largohet nga shtëpia e gjyshit, pasi ai kishte dalë nëpër rrugë për ta kërkuar lodrën që e kishte humbur, kur u kap nga një grup
prej rreth 15 ushtarëve të cilët i kërkuan në gjuhën arabe t’ua tregojë emrat e fëmijëve të cilët kishin gjuajtur me gurë dhe koktej molotovi afër vendbanimit izraelit në Kiryat, transmeton Telegrafi.

Me sy të mbushur me lot, vogëlushi u kishte thënë ushtarëve se nuk dinte asgjë.

Sidoqoftë, ai është tërhequr zvarrë dhe është futur shpi për shpi edhe pse kishte mbathur vetëm çorape.

Por pas kësaj skene të pakëndshme në ndihmë i dolën disa gra, të cilat ia marrin me forcë ushtarëve nga duart.

Sipas organizatës izraelite për të drejtat e njeriut B Tselem, incidenti që ishte filmuar nga dy banorë lokalë ka ndodhur më 19 mars./360grade.al

Share: