Home KRYESORE Nishani, nuk i jep dorën ministrave të rinj!

Nishani, nuk i jep dorën ministrave të rinj!

Presidenti Bujar Nishani, edhe pse nuk arriti të bllokonte dekretimin e Fatmir Xhafajt si Ministër të Brendshëm pasi nuk e lejonte Kushtetuta, në ceremoninë e betimit para tij, nuk ka pranuar t’i japë dorën ministrave dhe nuk ka lejuar kamerat të jenë të pranishme ne ceremoni!

Top Channel raportoi se sjellja e presidentit Nishani ka qenë larg asaj të përcaktuar në protokoll. Përveç faktit që nuk lejoi praninë e kamerave në ceremoni, ministrat janë ankuar se Bujar Nishani nuk denjoi as t’i jepte dorën gjatë ceremonisë së betimit.

Në këtë ceremoni betimi ku Presidenti Nishani ndërmori këtë gjest simbolik, u vu re edhe mungesa e Kryeministrit Edi Rama, pasi vendin e tij e kishte zënë zv.Kryeministri Niko Peleshi.

Share: