Home KRYESORE Si duhet të jetë programi i një Partie çame dhe dy modelet...

Si duhet të jetë programi i një Partie çame dhe dy modelet e deritanishme PDIU dhe Aleanca Popullore

Çështja çame edhe pse konsiderohet nga te gjithë si çështje kombëtare ajo, nuk shihet nga asnjë prej partive shqiptare si prioritet, por thjesht si apendiks elektoral.

Ne fakt, ka edhe parti qe e kane pare Kauzën si mjet për te marre pushtet e padyshim parti qe e shohin parimisht si një te drejte ndaj te cilës duhet te punojnë pambarimisht deri ne zgjidhje.

Në dritën e zhvillimeve të pas viteve 1990 gjeopolitike kur Shqipëria është e përcaktuar qartë drejt Perëndimit Euro Atlantik dhe BE-së, edhe çështja çame, nuk mund të shihet veçse si një çështje e tillë, çështje e një rajoni të Europës me një histori tragjike dhe probleme ende të pazgjidhura por qe sheh nga ardhmja duke mos e harruar te shkuarën, por duke e falur ate.

A mund të jenë zgjedhjet politike te ardhshme ndihmesë në procesin e zgjidhjes së çështjes çame? Unë them qartazi që po, dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë. Programi politik i zgjedhjeve politike do shtyje Komunitetin Çam dhe votat perkatese, te zgjedhe midis dy partive te cilat synojnë parimisht te dyja zgjidhjen e kësaj Kauze te rëndësishme, por me qasje krejt te ndryshme politike.

Cilët mund të jenë elementë të lidhur me çështjen çame, që kandidatët politike dhe te zgjedhurit e nesërm te te dy partive mund t’i integronin në programet e tyre?

Parimisht gjithçka në funksion të ngritjes së një platforme komunikimi e dialogu midis partisë ne fjale e shtetit shqiptar dhe, gjithashtu midis dy shteteve, plus SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian.

Nga pikëpamja ekonomike cfare duhet te beje një parti Çame kundrejt Kauzës?

cameria te dua per jeteFillimisht duhet bere përcaktimi i një kalendari vizitash zyrtare me axhende të përcaktuar në zonën e Çamërisë të të zgjedhurve politike.

Duhet konceptuar me një projekt afatmesëm dhe lançuar Ideja e një Euro-rajoni trans-kufitar të Çamërisë ose Thesprotisë, rajon i cili do të integronte një zonë që historikisht ka qenë pjesë e një identiteti të përbashkët shqiptaro – grek.

Stimulimin e aplikimeve për fondet europiane për projekte transborder IPA mes bashkive shqiptare, atyre të Çamërisë dhe organizmave joqeveritare, instituteve kërkimore etj;

Stimulimin në nivel tarifash vendore e ndërmarrjeve me karakter të përbashkët dhe partnere nga zona e Çamërisë dhe qytetet shqiptare;

Krijimi i Fondit për Çamërinë, në të cilin donatorët mund të kontribuojnë nëpërmjet projekteve konkrete dhe interesit dypalësh.

Duhet punuar qe drejtoritë e kulturës në qeverinë qendrore dhe ato nder bashki, sidomos ato kufitare, te kenë mundësi reale për krijimin e televizioneve dixhitale, të cilat mund të ndikojnë si në informimin dhe edukimin e publikut këtej dhe andej kufirit me prioritetet lokale, ashtu dhe mund të promovojnë seksione të veçanta në gjuhën arvanite (shqipen e vjetër që ruhet sot e kësaj dite në Greqi ).

Promovimi i kërkimit nga ana e grupeve të ndryshme në fushën e etnografisë, arkitekturës tradicionale, arkeologjisë në zonën e Çamërisë. Këto iniciativa mund të lançohen nga këshillat lokalë të kulturës në bashkëpunim me institucione shkencore, universitetet etj dhe mbështeten financiarisht nga qeveria qendrore.

Organizimi i evenimenteve kulturore e artistike në nivel rajonal me karakter lëvizës që mund të zhvillohen sipas një kalendari të përcaktuar si në bashkitë e Shqipërisë dhe në ato të Çamërisë. Krijimi një itinerari detar që lidh periodikisht Durrësin me Gumenicën, Pargën e Prevezën. Ky mund të jetë në trajtën e regatave, anijeve të linjës, itinerareve periodike turistike etj.

Cfarë është bëre deri tani nga këto qe sapo thamë?!

Pikat në program mund të shtohen pambarimisht dhe secila prej tyre do të kërkonte specifikime, strategji, plane veprimi etj, por shtrohet nevoja e një pyetje konkrete: Cfare është bere deri tani nga partitë Çame ne këtë drejtim?

Ne besojmë se një parti qe pretendon te zgjidhe ceshtjen çame duhet ti konsideroje këto sugjerime ne mënyre racionale dhe te bej gjerat e duhura. Nje parti e çameve ka ne themel te programit te saj jo pushtetin, por zgjidhjen e ceshtjes qe e kane amanet nga te paret e tyre.

Nga sot deri ne zgjedhjet e ardhshme politike, nëse punohet ne ketë drejtim mund te garantohet mbështetja e munguar e komunitetit shume dinamik te çameve ne Shqipëri. Per te bere gjera te mira nuk është kurrë vone. Koha deri tani ka vrapuar dhe zgjidhja e kësaj ceshtje kombëtare ka mbetur ne vend numëro megjithëse ndonjëra prej dy partive ka marre jo pak pushtet…!

Sa më i qartë e realist të jetë partia politike, aq më të mëdha janë pritsh-mëritë për realizimin e këtyre pikave dhe zgjidhjen e ceshtjes Çame.

Dy partite Came, PDIU dhe Aleanca Popullore

Sic dihet tashme Komuniteti Çam përfaqësohet nga PDIU dhe AP, Aleanca Popullore dhe qe te dyja synojnë parimisht zgjidhjen e Kauzës Çame, por me sa duket me strategji krejt te ndryshme te cilat kur janë te gabuara sigurisht keqpërdoren për te dëmtuar Kauzën dhe Komunitetin Çam.

Ne fakt, rezulton qe marrëdhëniet Tirane – Athine u bene me te vështira gjate këtyre viteve te fundit! Ajo qe mund te thuhet me zë te larte është se Partia per Drejtësi Integrim dhe Unitet, nuk duket aspak familjare me sugjerimet e mësipërme te cilat sigurisht qe vetëm do te ndihmonin kundrejt një zgjedhje dhe pa acaruar askënd!

marshimi-cameriseAleanca Popullore është një parti relativisht e re dhe nen siglën politike te ceshtjes çame ka garuar vetëm ne zgjedhjet e vitit 2013 duke u përfaqësuar atehere ne gare elektorale, për shkaqe objektive vetëm dy muajt e fundit para ditës se zgjedhjeve, ndersa zgjedhjet e fundit politike zgjodhi ti bojkotoje per shkak te tejkalimit te kufirit ligjor nga dy partite e medha, PS e PD dhe zgjedhja e saj nuk u mbeshtet nga pak zgjedhes!

Megjithëse me kushte krejt modeste dhe kohe te limituar organizimi elektorale, AP mori një numër te konsiderueshëm votash te cilat ishin pastertisht te Komunitetit te nderuar Çam dhe vetëm atij ne zgjedhjet e 2013.

Duket se Komuniteti i besoj strategjisë politike te saj e cila ishte qartazi e ndryshme nga ajo e PDIU-se, teorikisht sepse tek ky organizim politik, AP pra, Komuniteti çam  gjeti prakticizmin e vet karakterit te punës dhe ndershmërisë dhe, pse jo edhe intiutoi qasje racionale te kësaj partie ndaj zgjidhjes dhe jo acarimeve te panevojshme.

AP ishte ne ato zgjedhje ne Koalicionin e Majte me partine socialiste dhe Lëvizjen socialiste për Integrim me ne krye respektivisht Edi Ramen dhe Ilir Meten!

Ne marrëveshjen e firmosur prej kryetarit te partisë socialiste Edi Rama dhe kryetarit te Aleancës Popullore Artur Dojaka dominon vetëm filozofia e bashkëpunimit për zgjidhjen e ceshtjes Çame dhe nuk ka asnjë rresht për vende pune dhe pozicione politike ne administratën e larte politike te shtetit.

Ky veprim politik qe beri te mundur futjen e zgjidhjes se Problemit Çame ne programin qeverisës te Edi Rames dhe Ditmir Bushatit, por për me tepër po lexohet racionalisht marrëveshja politiko-elektorale midis PS dhe AP firmosur respektivisht nga Edi Rama dhe Artur Dojaka, aty mund te gjesh rrugët për realizimin e pikave praktike te sipër cituara dhe qe cojne drejt zgjidhjes dhe jo acarimit te ceshtjes

artur dojaka1Burime te Perqasje.com thonë qe kryetarit te AP-se Artur Dojaka i është ofruar ne vazhdimësi pozicioni i një zv. Ministri te rendësishem te kësaj qeverie te majte dhe nuk e ka pranuar atë për arsye parimore. Nje pozicion i tille per kedo qe e njeh Komunitetin Cam dhe vete familjen Dojaka, ky propozim duket qartazi ishte një mundësi ne favor te interesave te biznesit te Dojakes, por aspak te Kauzës Çame, dhe ai nuk pranoi. Kjo flet shume për Komunitetin çam.

Ndërkohe qe PDIU e Shpëtim Idrizit ka marre tashme jo pak pushtet dhe ai nuk është aspak afër institucioneve te cilat do te ndihmonin ne realizimin e sugjerimeve te sipër cituara dhe qe ndihmojnë zgjidhjen e kauzës. Qartazi qasje strategjike e PDIU ishte, është afër institucioneve te parëse dhe pushtetit dhe jo gjetjes se rrugëve te zgjidhjes te Kauzës Çame.

Përtej kësaj qasje te drejte politike, AP duke mbajtur pozicionin politik te palëvizshëm ndaj Greqisë si përgjegjëse e gjenocidit te ushtruar ndaj Komunitetit te pafajshëm Çam, ka punuar ne kërkim te kanaleve komunikuese vendosmërisht te qarta dhe aspak agresive.

Dojaka i ka shkruajtur një letër edhe presidentit Papulias ku i kërkon qe te njohin gjenocidin dhe te shohin nga e ardhmja e përbashkët europiane.

“Çështja Çame” në themel të saj ka genocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Ajo e ka zanafillën në vitin 1913 dhe kulmimin në masakrat e kobshme të vitit 1944. Këtë dhimbje që prej brezash ne e mbajmë dhe e trashëgojmë mbi vete nuk mund ta shuajë kush, asnjëherë. Kjo peshë e rëndë do të lehtësohej nga supet tuaja dhe nga zemrat tona, vetëm kur në Greqi të merrni guximin për t’u përballur me të vërtetat e Çështjes Çame” – i shkruan Dojaka presidentit Papolius…

Sipas drejtuesve te Aleancës Popullore, Shqipëria me Turqinë ka problematika për te negociuar dhe ato janë te shkëmbimeve ekonomike dhe kulturore te cilat pavarësisht se nuk flitet shume, janë tejet dinamike dhe duhen inkurajuar! Por, nuk mund te lejohet qe për shkak te amatorizmit te caktuar te dale ndonjë institucion qe do te mbështesë tezen historike greke se çamet ishin turq dhe kane mbetur te tille?!

“Çamet janë shqiptare evropiane dhe si te tille duan te gezojne te drejtën e kthimit ne trojet e tyre, te drejtën e gjuhës se nenës dhe kulturës se origjinës ne Greqi. AP beson se tek praktika e minoritetit grek ne Shqipëri dhe standardet qe ata gezojne ne republikën e Shqipërisë, mund te gjehen modalitet e zgjidhjes e ceshtjes çame shume mire” – ka thënë Erion Softa njeri prej drejtuesve te larte te AP për Perqasje.com

Ndërkohe, nuk kemi patur asnjë tentative nga ana e PDIU e cila te synonte pakicën Greke ne Shqipëri si model te përfitimit te se drejtave te Pakicave, e cila duhet thëne me ze te larte qe gëzon standarde optimale te Pakicave Kombetare ne Shqiperi. Pervec përplasjeve te panevojshme midis Shpetim Idrizit dhe Vangjel Dules nuk kemi patur mundësi te shohim gjera te tjera…

Ndaj, është koha qe te demonstrohet profesionalizëm dhe racionalitet ne favor te standardeve evropiane qe te cojne drejt zgjidhjes te këtyre kauzave te drejta dhe jo, nga pasionet emocionale qe vetëm implikojnë situatat dhe Komuniteti çam sigurisht qe tashme ka ne dore nëpërmjet votës se tij, te zgjedhe dhe te zgjidhet, ne te dyja këto dy parti politike, por jam i bindur se ky Komunitet do te dije te beje diferencën.

Njera prej këtyre dy partive duket se është provuar mjaftueshëm ne pushtet e me pushtet dhe ne jemi larg zgjidhjes se Kauzës se drejte Çame…tjetra duhet provuar sigurisht…

Share: