Në prag të zgjedhejve presidenciale, duket se liderët serbë duan të mbajnë gjallë frymën nacionaliste. Trenit të famshëm me mbishkrime nacionaliste që tentuan ta fusin në Kosovë, tashmë e kanë afruar krejt pranë shtetit më të ri në Europë.
Kështu nga sot, trenit i është ndërruar sërish itinerari i lëvizjes.
Ikonografia kishtare dhe mbishkrimi në 21 gjuhë të huaja “Kosova është Serbi”, nga sot ka filluar qarkullimin në Kralevë- Jagodinë – Kralevë, bëjnë të ditur mediat e Beogradit.
Me këtë ndërrim itinerari, treni serb anti Kosovë, i është afruar Kosovës. Treni, dhuratë nga Rusia, me këto motive raportohet se qarkullon dy herë në ditë në këtë rrugë.