Home KRYESORE Hetimi i CEZ, raporti përfundimtar të enjten në Kuvend

Hetimi i CEZ, raporti përfundimtar të enjten në Kuvend

Raporti përfundimtar i komisionit hetimor për verifikimin e ligjshmërisë së privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë, kompanisë çeke CEZ, do të jetë pika e pare e rendit të ditës të seancës të së enjtes në Kuvend. Në konkluzionet e raportit konstatohet se procesi i privatizimit ne vitin 2009 i shkaktoi shtetit shqiptar një dëm prej 415 milionë eurosh.

Komisioni hetimor gjen përgjegjës zyrtarë te lartë të asaj periudhe, kur vendi qeverisej nga Partia Demokratike, që dyshohet se kanë kryer veprime dhe mosveprime në kundërshtim me përmbushjen e detyrave të tyre gjatë përgatitjes së zhvillimit të procedurave të tenderimit dhe negocimit për nënshkrimin e marrëveshjes së shitjes së 76% të aksioneve të OSSHE.

Po ashtu, raporti konstaton Shkëlzen Sali Berishen si te dyshuar ne rolin e ndërmjetësit në privatizimin e OSSHE-se, i cili refuzoi të dëshmoje para komisionit.

Shtetasi Shkëlzen Sali Berisha u paraqit katër herë dhe në asnjë rast nuk pranoi të dëshmojë. Në këto kushte, komisioni vlerësoi se Shkëlzen Berisha ka konsumuar elemente të veprës penale “refuzim për të dëshmuar” dhe i rekomandon prokurorisë fillimin e çështjes penale ndaj tij shtetasi.

Share: