Nga Nisma Thurje
“Une jam Dhimitraq Janji. Jam 62 vjec dhe jetoj ne Verri te Fierit. U zgjova sot ne mengjes dhe zbulova qe jam nje kriminel. Po po, nje kriminel i rrezikshem.
Ne kohen e Enverit kam qene karrocier ne kooperative. Bija e shpija gjene me karroce. Mbaj mend edhe atehere kur nuk na pelqente dicka e flisnim me te medhenjte. Shpesh na degjonin, kur ajo qe kerkonim kishte kuptim.
Edhe sepse i takonim me shpesh. Sot jane kohe te tjera. Sot te medhenjte nuk i takon dot. Vijne vetem kur kane hall ata. Kur ke hall ti, te cojne policine.
Kisha nje dyqan te vogel ne fshat. Mezi e coja perpara se ekonomia me fshat dihet. Me cuan te medhenjte tatimoret te ma qanin hallin. Gjobe mbas gjobe u detyrova ta mbyllja.
Tani kam dy lope dhe pak toke. Ne toke mbjell jonxhe qe ushqej lopet dhe atyre u shes qumeshtin. Me ato para jetojme. Te medhenjte degjuan qe jetojme dhe na cuan prape nje kompani qe te djege plehra.
Aty afer tokes time. Si shkon kjo histori e di. Vijne plehrat, helmohet toka, me to edhe jonxha e me pas qumeshti. E kush do bleje qumesht nga nje toke e helmuar?? Ndonje i marre! Se te zgjuarit jo. Ndaj u cuam fshatçe dhe dolem ne shesh. Ua thame me te mire e me te urte qe ne nuk i duam keto plehrat. Gjeni vend tjeter. Ne duam te jetojme.
Une dua te kullos ato lopet dhe tu marr qumeshtin. Nuk u kam ndonje borxh. Dua vetem te jetoj. Te medhenjte na cuan policine e bashke me te ca karta ku shkruhej se une jam nje kriminel. Meqe protestova. Neser duhet te shkoj ne prokurori.
Kalova Enverin e nuk me thirren njehere. U desh demokracia. Ha ha. Eh ta lumsha moj demokraci. Ma dhe edhe kete titull. He me ju lumte o te medhenj. Te medhenj ne tituj e te vegjel ne shpirt.
Ate qe helmon e shpallni hero dhe ate qe do jeten kriminel. Kriminel sepse dua te kullos lopet ne token time. Kriminel se dua te shes qumeshtin. Per hajer qofte. Une kriminel do behem, ama ju plehra ne Verri nuk do te bini. Vec po na vrate.”