Deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani ka reaguar ndaj lajmit në RTSH për takimin e Lulzim Bashës me eurokomisionerin Johannes Hahn.
Në një status në Facebook, Bogdani e quan Fake News lajmin e RTSH-së dhe sqaron Kryeministrin se çfarë ndodhi në takimin e Bashës me Hahn, ku vet deputeti Gerti Bogdani ishte i pranishëm.
Deputeti i PD ka edhe një mesazh për Edi Ramën, që gjatë ditëve në vijim të bëhet gati të presë telefonata nga Brukseli.
Postim në Facebook i deputetit Demokrat, Gerti Bogdani:
Nje sqarim per ‘fake news’ nga RTSH-ja dhe nga ‘ngazellimin’ e Kryeministrit sot per takimin e Bashes me Hahn!
E para – Ne pjesen me te madhe te takimit me Bashen, komisioneri Hahn ishte i vetem, i pa shoqeruar nga staf.
E dyta – Maja Kociancic nuk eshte zedhenese e tij, por zedhenese e Mogherinit, ish komuniste, sot socialiste, qe per rrjedhoje nuk mund te ishte prezente ne Kongresin e te Djathtes Europiane, EPP, ne Malte. Shefja e strategjise per mediat e komisionerit Hahn, eshte Annemarie Huber.
E treta, e verteta – lajmi i vetem ne kete rast, eshte fakti qe fatkeqesisht gazetare/korrespondente ‘mercenare’ te pushtetit u paguankan edhe nga taksat e shqiptareve si punonjes te RTSH!!!
PS. Mbase Rama kete e ka patur si lajm 1 Prilli, megjithese 1 Prill i ka patur te 4 vitet e qeverisjes!!! E kush genjen atehere?!?!
Edhe se fundmi, nje keshille per kryeministrin e 1 Prillit, le ta mbaje cel afer keto dite, jo per te porositur lajm te mercenaret, as per te pritur ‘fake news’, por nga… e di vete ai!!!