Vizat amerikane për shtetasit e Maqedonisë mbeten në fuqi, thotë ambasada amerikane në Shkup. Reagimi vjen pas një lajmi në mediat online se Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar vendim ekzekutiv për tu hequr vizat maqedonasve.
Ky lajm fillimisht është paraqitur në usa-televizion.com, ku thuhej se vizat hiqen për të gjithë shtetasit e Maqedonisë, me përjashtim të atyre që kanë shtetesi të dyfishtë të Maqedonisë dhe 6 vendeve afrikane dhe aziatike të njohura si çerdhe terroriste. Por ambasada thotë se kategorikisht vizat ende mbeten në fuqi për gjithë qytetarët e Maqedonisë.