Nga Sali Berisha
-media amerikane “Indipendent Journal Review” kerkon nga SHBA te hetojne lidhjet e
-Edi Rames dhe Saimir Tahirit me trafikun e droges.
Vetem dy dite me pare Rama u akuzua ne konference shtypi me presidenten e Zvicres per lidhjet e tij me trafikun e droges.
Ketu me poshte keni artikullin e Theodore Karasik ne IRJ ne te cilin autori kerkon hetimin e lidhjeve te Rames dhe Tahirit me trafikun e droges! sb
IRJ: SHBA të hetojë lidhjet e Edi Ramës e Saimir Tahirit me trafikun e drogës
20:31, 03/04/2017
Media amerikane “Independ Journal Review” shkruan se SHBA duhet të hetojë lidhjet e Kryeministrit Rama dhe të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për trafikun e drogës.
Sipas autorit Theodore Karasik që ka botuar analizën në këtë media amerikane, lidhjet e krimit të Ramës e Tahirit shkojnë deri në Itali.
“SHBA dhe Interpol duhet të hetojnë lidhjet e Kryeministrit Edi Rama dhe të ish-ministrit Tahiri me krimin e organizuar në Itali si dhe me rrjetin e shpërndarjes së marijuanës. Së fundi, SHBA nuk duhet të “luajë” sipas preferencave me partitë politike në një vend demokratik. Këtë javë do të mbërrijnë të dërguar e SHBA dhe të BE për të monitoruar zgjedhjet e qershorit.
Sytë e SHBA dhe të vendeve të BE do të jenë në Shqipëri. Populli shqiptar dhe shoqëria civile duhet të jenë vigjilentë për të parandaluar korrupsionin e elitës socialiste. Partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë do të mbështesin përpjekjet e tyre”, shkruan ndër të tjera në analizën e tij, Theodore Karasik.