Home KRYESORE Erzen Breçani: Ja çfarë më tha Artan Cuku në kafen e fundit...

Erzen Breçani: Ja çfarë më tha Artan Cuku në kafen e fundit që pimë bashkë

“Ishte drejtues i sakrificës, organizator shumë i mirë, luftoi kundër së keqes”, kështu e përshkruan ish-drejtorin e policisë së Vlorës, Artan Cuku, Erzen Breçani, ish zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës.

Në një intervistë për Report TV, ai kujton takimin e fundit me Cukun dhe bisedën me të në një kafene pranë gjykatës.

Intervista e plotë:

Ju keni punuar disa vite me Cukun, çfarë profili ishte?

Kam pasur marrëdhënie të ngushta me Cukun për shkak të detyrave. Ishte drejtues i sakrificës, organizator shumë i mirë, luftoi kundër së keqes.

Kur e ke takuar për herë të fundit?

Ka qenë në një kafe afër Gjykatës së Tiranës, kemi qëndruar dy-tre orë duke shkëmbyer biseda, rreziqe dhe kujtime nga puna.

Kishte shprehur shqetësime?

Nuk ka shprehur asnjë shqetësim gjatë kësaj periudhe që ka qenë pa punë, por ne që kemi punuar në Policinë e Shtetit e dimë që problemi ka qenë me bandat dhe grupet kriminale dhe jo me njerëzit që e duan rendin. Vjen një ditë dhe ti je pa punë dhe shlyhet nga memoria e këtyre që drejtojnë shtetin shqiptar dhe nuk mendojnë fare për sigurinë e këtyre njerëzve.

Share: