Home KRYESORE Aurel Plasari shpërthen ndaj Soros

Aurel Plasari shpërthen ndaj Soros

Ish-drejtori i Bibliotekës Kombëtare Aurel Plasari ka  shpërthyer ndaj filantropistit George Soros dhe Fondacionit që ai drejton në Shqipëri. I ftuar te Adi Krasta në Top Channel për të folur mbi debatet  që ka patur mes tij dhe përfaqësuesve të Soros,  Plasari tregoi një incident të ndodhur me të në fillim të viteve 90 dhe implikimin e një ambasadori amerikan në këtë histori. Lapsi.al po sjell rrëfimin e tij dhe një pjesë të fjalës së tij në video, të publikuar në rrjetet sociale.

“Soros ka ardhur në Shqipëri më 1993  dhe më ka sulmuar mua. Në konferencën që ka mbajtur më ka sulmuar për detyrën që unë mbaja. Ai ka ardhur nga p… i s… të më sulmojë mua në Shqipëri. A mund ti shkoj unë në SHBA atij dhe ta sulmoj.Unë thoja nuk mund të japin mësim nxënës pa diploma që promovonte Soros. Edhe 2 vite më vonë unë dhe një grup studentësh ishim të ftuar në një takim në SHBA. Ambasadori amerikan në Shqipëri në atë kohë aprovoi vizat për studentët dhe për mua jo. Kjo është e paprecedentë që një ambassador të shfryjë mllefin personal”,- tha Plasari.

“Fuqia e këtij njeriu do të ishte që unë do të ndëshkohesha ose do të largohesha nga ajo detyrë. Çuditërisht pas takimit me presidentin e atëhershëm, të nesërmen në mënyrë të pacipë njoftoi që pranonte dorëheqjen e drejtorit të fondacionit SOROS. I jam mirënjohës për Presidentit të atëhershëm për çfarë ka thënë për të vërtetat me njerëzit e fondacionit.

Jam marrë me ta kur më kanë ngacmuar.

Jam marrë 1 vit më përpara kur më ka ngacmuar një nga këlyshët e vegjël, 1 kone që na tregon bëni një libër për demokracinë në Shqipëri. E promovon kryeshërbëtori me disa shërbëtorucë të tjerë. Çfarë bën ai në atë libër të paguar nga SOROSI? Ai tregon sa i keq është Sali Berisha, sa i mirë është Edi Rama, sa i mirë është Remzi Lani, sa i keq është Aurel Plasari, sa i mirë është filani i Sorosit, sa i keq është Rudolf Marku”./lapsi.al

Share: