Ndërkohë që gjithë bota i ka sytë nga Rusia, në horizont shfaqet një tjetër konflikt.
Dhe pasojat e tij mund të jenë shkatërrimtare.
Bëhet fjalë për një sulm të mundshëm SHBA-së ndaj Koresë së Veriut. SHBA ka dërguar një flotë me anije ushtarake në gadishullin Korean, gjë që ka zemëruar Korenë e Veriut, e cila thotë se është gati për luftë.
“Këto veprime do kenë pasoja katastrofike për Uashingtonin.
Kjo provon se përpjekjet e papërgjegjshme të SHBA për të pushtuar Korenë e Veriut kanë arritur në një fazë serioze.
Ne jemi gati për të reaguar në çdo lloj lufte që kërkon SHBA”, ka thënë një zëdhënës i ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut.
Por në lojë ka hyrë edhe Kina.
Raportohet se ajo ka mobilizuar 150 mijë trupa ushtarakë në kufirin e saj.
Pekini druhet se Donald Trump do të godasë në mënyrë të papritur regjimin e Kim Jong-un në Korenë e Veriut, ashtu siç veproi në Siri.
Dhe nëse në luftë pastaj përfshihet edhe Kina, pasojat do të ishin katastrofike, pasi mund të niste një Luftë e Tretë Botërore./360grade.al