Nga Kreshnik Osmani
Nuk shoh asnjë rusomani ne qarkullim. Nuk e kuptoj perse disa segmente mediatike i meshojne kesaj vrime te kavallit. Ndjehem i shtrenguar te perseritem dhe te shpreh bindjen e plote se ky vend eshte i mbushur me ruse e kineze qe aktrojne amerikanizem per qellime pastertisht pragmatiste. Nese ekuilibrat luajne nje dite, per nje jave keta veshin pantallona doku, fillojne mbledhjet e organizates baze, ia nisin zborit, autokritikes dhe fleterrufeve.
E vetmja “vlere” qe populli kriptokomunist ka perthithur prej Perendimit eshte imitimi i organizatave mafioze dhe liberalizmi seksual. Per sa kohe Lindja ofron ngopje per keto dy orekse te zhvilluara te popujve te nxehte ballkanike nuk mendoj se ka nevoje per nje strategji te madhe dhe te komplikuar per t’iu rikthyer Ballkanit.
E pare nga ky kendveshtrim Lindja per pjesen konservatore te popullsise ofron moral me shumice, qe importohet nepermjet normave religjioze, por edhe shume defrim per pjesen liberale, bjonde e esmere te bukura, te veshura mire ose te paveshura, vere, muzike e poezi. E pare ne kontekstin historik memoria e shqiptareve e afert dhe e larget (qe vazhdon te sulmoje te tashmen) eshte e mbushur me Lindje heroike dhe Perendim zhgenjyes!
Ky fenomen sjell per te tashmen ngarkesa identitare jo gjithmone te qarta, qe levizin ndermjet dobicllekut te ushtruar ne raport me Lindjen dhe me Perendimin, nepermjet nje sjelljeje vasaliteti ordinere (vetem per qellime te karrieres se tyre) qe nuk po na lejon te perfitojme as nga Lindja as nga Perendimi.
Kete e verejme qarte psh, kur shohim se kryeministri i vendit nuk e ndjen aspak te nevojshme te na shpjegoje se cilat jane perfitimet tona si popull prej vizitave te tij maratone ne Kine dhe cilat jane humbjet qe sekretari Kerry vjen ne nje vizite Ballkanike dhe nuk e begenis Shqiperine. (nese behet fjale sigurisht, per perfitime dhe humbje).
Ai nuk e ben kete, jo sepse nuk do ta beje, por sepse nuk e ndjen t’i shpjegoje lindjen nje populli thellesisht lindor. Keshtu pra edhe trashegimtaret e ish nomeklatures komuniste (elitat ekonomike, politike dhe financiare) qe paten mundesi te keto vite te demokracise te shkollohen ne Perendim, trashegojne thelle memories se tyre gjenetike, miliona linja afeksioni, me letersine e Lindjes, poezine, vodken, muziken dhe haremet e saj. Kjo gje shpaloset fuqishem ne cdo centimeter katror te fytyrave te tyre, te veshjes, te menyres se te menduarit, te menyres se jeteses. Ne cdo milimeter katror te mallit te tyre dhe te nostalgjise!