La Mansh, marina britanike do shoqërojë anijet ruse
Marina britanike do të shoqërojë dy anije ushtarake ruse që kanë kërkuar të kalojnë tranzit përmes tunelit të La Manshit. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes në Londër, që ka saktësuar se njësitë ruse janë një anije çisternë dhe një rimorkiator oqeanik.
Londra zyrtare ka sqaruar gjithashtu se bëhet fjalë për një operacion rutinë, edhe pse ndodh në një moment tensioni mes Britanisë së Madhe dhe vendeve të NATO-s nga njëra anë dhe Rusisë nga ana tjetër.
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon ka deklaruar se Marina Mbretërore aktualisht po mban një nivel të shtuar mbikëqyrjeje.