LSI, PDIU e PS kane depozituar ne Kuvend emrat e deputeteve per dy komisionet perzgjedhese te posaçme qe do te vulosin perfundimisht njerezit qe do te kontrollojne gjyqtaret dhe prokuroret.
Për komisionin e parë që do ketë 12 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 6 nga opozita, LSI ka propozuar deputetët Luan Rama dhe Silva Caka. Teksa PDU ka njoftuar se emrat e perzgjedhur jane ato te Shpetim Idrizit dhe Mesila Dodes. PS ka perzgjedhur, Majkon, Hysin, Manja, Evis Kushi dhe Ervin Bushatin.
Dy komisionet perzgjedhese do te marrin ne shqyrtim listen me kandidate nga Komisioni I verifikimit I ngritur nje jave me pare nga Kuvendi. Perzgjedhja e 27 emrave te Vettingut do te behet permes nje sistemi elektronik shume te specializuar ne votime qe nuk identifikojne voten e deputeteve.