Home KRYESORE A do ta marrë seriozisht Edi Rama Monika Kryemadhin?

A do ta marrë seriozisht Edi Rama Monika Kryemadhin?

Edi Rama i kërkoi publikut që Monika Kryemadhin të mos e marrin seriozisht për ato që thotë në media. “Monika ka filluar fushatën dhe ndoshta po bën opozitë, meqënëse opozitë nuk ka” tha kryeministri kur u pyet në Vizion Plus për deklaratat e forta të deputetes së LSI-së, njëkohësisht bashkëshorte e Ilir Metës.

Deklaratat e kryeministrit duket se kanë prekur Monika Kryemadhin. Në një status në Facebook, ajo ka publikuar fotot e disa dyqaneve të mbyllur dhe të tjerë që njoftojnë falimentimin apo dhënien me qera, për shkak të mbylljes së biznesit, shoqëruar me diçiturën: Po tani?! Këtë merreni SERIOZISHT!

Më herët Kryemadhi kishte bërë thirrje për dialog mes PS dhe PD, pasi kriza po demonte klimën e biznesit dhe rritjen e papunësisë. Deklaratat që Rama nuk i merrte aq seriozisht ishin si më poshtë:

“Sa herë që Rama sulmon Bashën, i humbim 10 vende pune, se ikin nga Shqipëria diku tjetër. Edhe kur Basha sulmon Ramën, i humbim edhe 10 të tjera, sa herë kemi konflikt politik, i humbim 100 vende pune. Ka 60 ditë çadra, që do të thotë 6000 vende pune më pak”./Lapsi.al

foto te monika kryemadhit

Share: