Eduard Shalsi lidhur me deklaratat e Gabriel, se opozita duhet të ndërpresë bojkotin, Shalsi e konsideroi “qesharak” opinionin e PD-së se ministri gjerman është i painformuar apo i keqinformuar.
“E kupton sa qesharak është opinioni se ministri i jashtëm gjerman është i painformuar apo i keqinformuar dhe keq ardhja jonë në këto ngjarje ka të bëjë me faktin se populli shqiptar tashmë e ka bërë zgjedhjen e vet dhe unë besoj se edhe PD e të njëjtit qëndrim me atë të disa liderve të saj, të quajtur Lulzim, të quajtur Sali apo disa emra të vecantë ka një mospërputhje mes asaj që duan shqiparët”- tha Shalsi gjatë një interviste për Ora News ndersa i pyetur për deklaratën e LSI-së ndaj fjalëve të ministrit gjerman, Shalsi pretendoi se nuk e kishte dëgjuar.
Gazetarja i citoi një frazë nga deklarata e Luan Ramës, se qëndrimi i Sigmar Gabriel ishte i njëanshëm dhe jo konstruktiv. Në këtë moment, Shalsi krahasoi qëndrimin e LSI-së me atë të PD-së.
“Nuk e kam dëgjuar por do ta përkufizoja me po të njëjtin epitet që përkufizova qëndrimin e PD”- tha ministri i Çështjeve Vendore.