Në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në NEWS 24 me temë: Dy Shqipëritë, po diskutohet për situatën politikë në vend, ku që në fillim të emisionit ka pasur një përplasje të ashpër mes Andi Bushatit dhe Luan Ramës.
Analisti Andi Bushati është shprehur se maxhoranca nuk po pret opozitën për zgjedhjen e presidentit, por Edi Rama dhe Ilir Meta janë në sherr me njeri-tjetrin pasi njëri kërkon që presidentit të zgjidhet para zgjedhjeve dhe tjetri kërkon zgjedhjen e presidentit pas zgjedhjeve. “Këta po përdorin afatet për të zgjidhur sherrin mes tyre prandaj dhe kalojnë etapat e zgjedhjes së presidentit” – u shprehet Bushati.
Luan Rama: Situata e krijuar ku maxhoranca nuk ka një emër për president është një papërgjegjshmëri, nuk duhet të shkonte vendi në këtë gjendje.
Analisti Andi Bushati ka sulmuar ashpër dyshen në qeveri, Edi Rama dhe Ilir Meta, duke thënë se i bëjnë ligjet copa letrash kur duan vetë.
Ndërsa, nënkryetari i LSI, Luan Rama, e ka kundërshtuar duke i sqaruar situatën, por është ndërprerë nga analisti, i cili i ka thënë se këto janë gjëra të përgjithshme.
Debati:
Bushati: Kur do t’i ligjet u bëkan copa letrash, që i firmos Luani me Gramozin. Ata janë të gatshëm të shkatërrojnë ligjet, vetëm që t’i japin kohë vetes.
Luan Rama: Shqipëria është në krizë institucionale, politike, parlamentare, kushtetuese, që kërkon zgjidhje, të tjerat janë derivate. Kriza themelore është kriza e zgjedhjeve. Ne kemi nënvizuar domosdoshmërinë që Shqipëria duhet më në fund të realizojë zgjedhje me standarde, siç ndodh në çdo vend normal. Politika në këtë vend nuk ka besim që del i paprekur rezultati.
Bushati: Nuk e kuptoj çfarë po bën, thua gjëra të përgjithshme që s’kanë lidhje me situatën.