Home KRYESORE Kur kriza eshte rreth pa dalje pasojat jane te renda…

Kur kriza eshte rreth pa dalje pasojat jane te renda…

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Nje aksiome qe ka lindur nga historia, teorite dhe modelet e krizave thote…”do not get into vicious circle with no way out”…, pra mos u fut ne nje rreth te mbyllur pa dalje.

Kjo duket se ka ndodhur ne krizen e fundit politike dhe institucionale ne Shqiperi.

Krizat nuk kane vetem anet e tyre negative. Ndonjehere krizat jane mekanizem i rendesishem per te ndryshuar situatat. Ne keto raste krizat sherbejne per te sjelle ndryshim. Keto quhen kriza pozitive.

Natyrisht kjo varet nga aktoret dhe faktoret qe i prodhojne krizat, nga strategjia, prioritetet, veprimet dhe taktikat qe ndiqen prej tyre.

Tek ne ne Shqiperi krizat po prodhojne me se shumti impakte negative. Faktoret dhe aktoret prodhues te krizave tek shqiptaret nuk hyjne me strategji dalje prej tyre. Ata bien ‘viktima’ te krizes qe vete e prodhojne. Tek ne krizat ecin jo me strategji, por me improvizime ne proces e siper.

Se pari, ky konkluzion provohet me faktin se tek shqiptaret kur shperthejne kriza te brendshme nuk funksionojne mekanizmat paqesore te zgjidhjes-bisedimet, dialogu dhe negociatat.

Tek shqiptaret palet e ballafaquara ne kriza futen ne ‘taborre’ dhe shkembejne ‘zjarre’ retorikat dhe deklaratash statike pa asnje dobi per zgjidhjen e krizave. Ne kete menyre palet nuk njohin as veten, as kundershtarin dhe as permbajtjen e krizes. Paragjykimet dominojne.

Se dyti, tek shqiptaret palet ballafaquese ne kriza edhe kur kane edhe kur nuk kane vullnet politik, nuk zoterojne aftesi negocimi direkt. Pa dyshim palet i tremben negociatave te drejtperdrejta.

Prandaj kerkojne gjithnje ndermjetesim negociatoresh te huaj. Skepticizmi rrenon besimin e paleve.

Negociatoret nderkombetar vijne ne nje realitet te huaj, ad hoc, pa kohen, pa njohjen dhe pa mundesite e mjaftueshme per te ndermjetesuar.

Ndermjetesimi eshte proces i veshtire qe kerkon kohe, njohje te situates, paleve dhe alternativave zgjidhese. Nuk mund te quhet ndermjetesim dy-tre takime per njezet e kater ore.

Keto lloj ndermjetesimesh ndodhin si ‘shkreptima ne qiell pa re’, duke lene pas situata ngadonjehere edhe me problematike.

Problematika qendron ne cenimin e kredibilitetit edhe te ndermjetesuesve, te individeve apo shteteve dhe institucioneve qe ato perfaqesojne. Gjithashtu keto ndermjetesime ulin me tej besimin e njerezve edhe te faktori nderkombetar. Kriza komplikohet.

Se treti, tek shqiptaret krizat nuk vendosen ne mjedisin socio-ekonomik ne te cilin ndodhen. Nje shprehje angleze thote…”it is impossible to get order in the poor house”…pra eshte e pamundur te kete rend ne shtepine e varfer”.

Nese palet ne krize do te konsiderojne mjedisin socio-ekonomik te renduar te vendit, besoj se do te ishin me te vetepermbajtur ne ‘pasionet’ e tyre te skajshme politike. Kjo flet per politike larg agjendes qytetare.

Baza socio-ekonomike e vendit eshte shume e brishte per perballuar rendesat e krizave politike. Ky fakt po i ben qytetaret te jene mjaft refraktare ndaj krizes aktuale, e cila eshte ravijezuar si krize me shume nga lart-poshte sesa nga poshte-lart. Nevojitet me pak politike dhe me shume ekonomi.

Nga kjo situate krize produkti me i mundshem socio-ekonomik do te jete bojkoti masiv i zgjedhjeve dhe renia ekonomike e vendit. Nga bojkoti dhe renia ekonomike nuk perfiton askush. Prej tyre te gjithe dalin humbes.

Me fjale te tjera kriza politike e diteve tona, qe ngjet me nje rreth te mbyllur pa dalje, eshte krize e humbesve te medhenj, duke perfshire palet e ballafaquara si dhe qytetaret dhe mbare vendin.

Ne krize politike lypet te dish si te futesh, por akoma me me rendesi eshte te dish si te dalesh prej saj. Ndryshe pasojat jane shume te renda.

Share: