Home KRYESORE VIDEO/ “Do iki të bëj drekën”, kompozitori degjeneron keq 3 ministret

VIDEO/ “Do iki të bëj drekën”, kompozitori degjeneron keq 3 ministret

Kompozitori Aleksandër Lalo i ftuar në një aktivitet në të cilën do të diskutohej mbi pronësinë intelektuale ka lënë me “gisht në gojë” ministren e Kulturës Mirela Kumbaro dhe ministren Ekonomi.

Në shenjë proteste, kompozitori pasi ka folur duke hedhur “thumba” në drejtim të ministreve, është ngritur dhe larguar nga studio me arsyetimin: “po iki të bëj drekën”.

“Kjo na intereson, nuk na interesojnë imazhe. Ne flasim në të shkuarën, krahasimet i bëjmë gjithmonë, fusim dhe pak politikë brenda.

Nuk na duhet e shkuara se çfarë është bërë, na duhet se çfarë bëhet sot. Kaq ishte fjalimi i im, se do të shkoj të bëj drekën”, – ka thënë Lalo dhe është larguar nga skena.

Ministrja Mirela Kumbaro e pyet nëse e do përgjigjen për ato që tha, por Lalo I vendosur për t’u larguar shtoi: “Nuk e dua, jepua këtyre, unë nuk fola për vete.”

Media

Share: