Home KRYESORE Kosova e pergjakur, Bashkurti: Vetepermbajtje vellezer

Kosova e pergjakur, Bashkurti: Vetepermbajtje vellezer

Nga Lisen Bashkurti

Per shume shekuj nentoret kane qene muaj te pergjakur per popullin e Kosoves. Por ky nentor I pergjakur ishte ndryshe. Ishte pergjakje midis vellezerve.

Veshtire te kuptohet perse po ndodh gjithe ky konfrontim midis lidereve politik shqiptar. Shkaku duket te jene dy marreveshjet e firmosura nga Qeveria Mustafa-Thaci. Marreveshje te paqarta, te realizuara pa transparence, pa pergjegjshmeri dhe pa gjitheperfshirje.

Opozita e paket ne numrat e saj ne parlament po perdore energjite e saj me mjete radikale e protesta popullore jashtparlamentare.

Midis dy paleve Presidentja deshtoi ne zgjidhjen e krizes megjithe perpjekjet e dobeta te saj.

Ne qender tanime eshte vene Gjykata Kushtetuese, gjykimi I se ciles pritet keto dite mbi kushtetueshmerine e marreveshjeve.

Shefja e diplomacise se dobet te BE, Morgerini qendron pasive ndaj nje situate qe eshte bashkepergjegjese, pasi eshte ndermjeteduedja dhe garantuesja e marreveshjeve Kosove-Serbi.

Tirana zyrtare hesht, sikur kriza ne Kosove te mos jete fare agjende alarmante edhe per te. E papranueshme. Qendrim I qarte antikushtetues.

Me 2 dhjetor vjen ne Kosove Kerri, shefi I diplomacise se ShBA. Qendrimi I ShBA duket te jete percaktues ne gjetjen e zgjidhjes se krizes ne Kosove.

A duhet qe lideri simbolik dhe karizmatik I opozites, Albin Kurti te arrestohej!?

Mendoj se nuk duhej bere ky veprim. Duket qartazi se drejtuesit e Qeverise Mustafa-Thaci dhe drejtuesi jo gjitheperfshires I parlamentit kane rene ne panik, ne nervozizem dhe qendrojne ne prapavije te urdherave te prokurorise dhe veprimeve te policise.

Vetepermbahuni vellezer!

Jemi nje Atdhe, nje popull, nje histori, nje gjuhe, nje interes dhe nje ardhmeri! Vertete jemi ne demokraci pluraliste, por ne ne anarki konfrontuese. Kemi kaq shume sfida nderkombetare, saqe vetem me nje sinergji te brendshme te fuqishme do te mund t’i perballojme.

Jam prej vitesh diplomat dhe studiues I marredhenieve nderkombetare. E them me sinqeritetin me te madh se do e kisha tejet te veshtire ne mos te pamundur qe te arsyetoja perpara faktorit nderkombetar kete situate politike ne Kosove.

Lirojeni Albinin!

Presidente luaj rolin tend kushtetues! Mustafa-Thaci vetepermbahuni! Drejtuesi I Parlamentit mbaj ekuiliber e gjitheperfshirje!

Jemi vellezer, kemi nje Atdhe, nje popull, nje interes dhe nje aspirate!

VETEPERMBAJTJE VELLEZER!

Share: