Lulzim Basha tha në protestën përballë kryeministrisë se janë paguar miliona dollarë për të futur LSI në zgjedhjet e 18 qershorit pa opoziten.
Duke folur para demokratëve të Elbasanit të thirrur në çadër, Lulzim Basha kujtoi 35 milion dollar shtesë që u paguan nga qeveria për rreshqitjen e tokës në autostradën Tiranë-Elbasan.
“35 milion dollar pagoi Edi Rama për rrëshqitjen e rrugës së autostradës për t’i mbyllur gojën Ilir Metës, që thoshte se nuk ka zgjedhje pa opozitën”
Në fakt, kërkesa për të paguar një shumë të tillë për punimet në autostradë u bë pak kohë më parë nga Ministri i Transporteve, Sokol Dervishi. Shuma e kërkuar habiti edhe vetë deputetët socialistë në komisionin e ligjeve, pasi bëhej fjalë vetëm për 4 kilometra rrugë.