Nga Rudina Cupi
Nga mishi i tokës
gufojnë malet ”“ gjinjtë thithbardhë.
Retë topolake zhysin gojët,
thithin qumësht e marrin peshë.
Të ngopura ”“ rendin të lodrojnë diku gjetkë.
Kur uria i merr prapë
kthejnë kokën matanë,
vërejnë gjirin e picërruar larg, larg…
e ia krisin me të qarë…
Më vjen si retë të shkrij
kur mendoj pse atdheu nuk është liri.