Pak orë pas takimit të kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Basha në Presidencë, aleati i Bashës dhe kryetari i AKK, Kreshnik Spahiu ka paralajmëruar atë se çfarë do të ndodhë në kryeministri.
Kreshnik Spahiu në një postim në rrjetet sociale shkruan se ka ardhur koha që të rrethohet e gjithë kryeministria, madje të kyçen dyert e saj.
“Rama s’bindet me hir por me pahir. Koha për të rrethuar dhe kyçur kryeministrinë”, shkruan Spahiu.