Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancën e tij të fundit të Legjislaturës së VIII-të. Shumë projektligje janë për votim në rendin e ditës, por ndër to, edhe është përcaktuar votimi me shumicë të thjeshtë i projektvendimit për “Për mbylljen e Legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Shqipërisë”.